Cikloni me shpejtësi 170km në orë, shkaton dëme të mëdha në Australi


Cikloni tropikal i quajtur Seroha në bregun perëndimor të Australisë, shkatërroi një numër të madh shtëpish dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike.

Me një shpejtësi rreth 170 km në orë cikloni goditi brigjet perëndimore në jug të Australisë, dhe qytetin turistik Kalabarri që ndodhet në jug të vendit.

I gjithë Kalbarri u godit nga cikloni, tha menaxheri lokal i shërbimit të urgjencës shtetërore, Steve Cable. U rrëzuan disa shtylla të energjisë dhe pemë, kurse një numër i madh i shtëpive mbetën pa çati.

Cikloni shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke në të cilat humbën jetën të paktën 174 njerëz dhe 48 të tjerë u zhdukën në Indonezi dhe Timorin Lindor javën e kaluar.

 


Like it? Share with your friends!