CNN i kushton artikull të veçantë Portit të Durrësit / Alabbar: Do të transoformojmë Durrësin si një Dubai i vogel dhe me portin më të madh në Adriatik


Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, i ftuar në median prestigjioze CNN ka folur rreth  investimit 2 miliard dollarë të Portit të Durrësit.

Në intevistën për CNN teksa e quan vendin tonë “Europa e re” thotë se vendosi të investojë në Shqipëri, pasi të gjithë indikatorët sipas tij janë pozitivë.

“Europa  e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çpo ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e europës së vërtetë”.

Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. Ndërkaq shtoi se këto investime i ka bërë dhe në vende të tjera.

“Këto investime i kam bërë dhe në shumë vende të tjera të botës, të fundit e bëra në Serbi me stacionin e trenit dhe pati shumë sukses. Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Ne do të krijojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente dhe dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet”.


Like it? Share with your friends!