Covid-19, 180 raste të reja në Pulia: 92 në zonën e Barit, 2 humbje jete


Presidenti i Rajonit të Pulias në Itali, Michele Emiliano, bazuar në informacionin e dhënë nga drejtori i Departamentit të Promovimit të Shëndetit Vito Montanaro, informon se dje më  13 tetor 2020 në Pulia, janë kryer 5,588 teste për infeksionin e koronavirusit Covid-19 dhe janë regjistruar 180 raste pozitive të regjistruara: 92 në provincën e Barit, 1 në provincën e Brindisi, 18 në provincën Bat, 40 në provincën e Foggia, 7 në provincën e Lecce, 18 në provincën e Taranto, 2 raste, 2 rastet jashtë rajonit. Mësohet se u regjistruan gjithashtu dhe dy raste humbje jete: 1 në provincën e Barit dhe 1 në provincën e Taranto. Departamentet e Parandalimit të ASL kanë aktivizuar të gjitha procedurat për marrjen e informacionit të parë dhe më pas hetimin epidemiologjik, që synojnë gjetjen e kontakteve të ngushta për çdo rast. //telebari//

 

 


Like it? Share with your friends!