COVID-19/ 24 orët e fundit konfirmohen 45 raste të reja, ndërrojnë jetë 2 pacientë tek Infektivi


Rëndohet sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 2 pacientë tek Infektivi. MSH bën me dije se kanë humbur jetën një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, të cilat vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Ndërkohë janë konfirmuar 45 raste të reja. Harta është zgjeruar me 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Aktualisht në sptialin Infektiv ndodhen 71 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

 

Njoftimi i plotë:

 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 45 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit 57 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19 Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë. Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren. Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 


Like it? Share with your friends!