COVID-19, Autoriteti Portual, vazhdon zbatimin e protokolleve të sigurisë


Autoriteti Portual në Durrës, ka bërë me dije se po vijon me zbatimin e protokolleve të sigurisë në çdo sektorë, për parandalimin e COVID-19. Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, APD, deklaron se kryen dezinfektimet e ambjenteve, po përdoren masat mbrojtëse, për mos neglizuar rrezikun që vjen nga COVID-19.

Postimi i plotë

⛔️#COVID19?

Vijon zbatimi rigoroz i protokolleve të sigurisë në çdo sektor të Autoritetit Portual Durrës.
Dezinfektimi i ambienteve, mjeteve dhe përdorimi i masave mbrojtëse është mënyra e re e punës sonë të përditshme. Të mos i neglizhojmë këto “armë” që secili prej nesh ka në dorë për të kufizuar përhapjen e COVID-19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit që na rrethojnë?

#RespektoniRregullat??
↔️Kur dilni, ruani distancën
?Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike
?Lani shpesh duart
?Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni

‼️#RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët



Like it? Share with your friends!