COVID-19/ Bota vazhdon betejën një vjeçare ka humbur jetën nga virusi


Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 3 milionë e 11 mijë e 975 viktima në botë që kur zyra e OBSh-së në Kinë njoftoi shfaqjen e sëmundjes në fund të dhjetorit 2019. Më shumë se 140 milionë e 614 mijë e 340 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të epidemisë.

Shifrat bazohen në bilancet ditore të komunikuara nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi dhe përjashtojnë rishikimet e realizuara nga organizmat e statistikave, si në Rusi, në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre të fundit janë Brazili, India dhe SHBA. SHBA-j aështë vendi më i prekur si për nga numri i viktimave ashtu dhe i rasteve, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins. Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili, Meksika, India dhe Britania e Madhe. Mes vendeve më të prekura është Republika Çeke është ajo që ka regjistruar më shumë të vdekur në raport me popullsinë, ndjekur nga Hungaria, Bosnja dhe Bullgaria.

Që prej fillimit të pandemisë numri i testeve të realizuara është rritur ndjeshëm dhe teknikat e depistimit dhe gjurmimit janë përmirësuar.


Like it? Share with your friends!