COVID-19, Decaro: Për shumë njerëz virusi nuk ekziston, por përkundrazi ai çon në vdekje


“Për shumë njerëz është sikur virusi nuk është këtu. Por COVID-19 po prek edhe të rinjtë dhe kur më pak e prisni arrin deri aty sa  tju çojë në spital, edhe në kujdes intensiv dhe mund të humbni jetën tuaj ”. Kjo u deklarua  nga  kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro, i cili shpjegoi arsyen pse ai vizitoi njësinë e kujdesit intensiv të Poliklinikës së Barit.

“Unë jam në kujdesin intensiv jo për sensacion – shpjegoi Decaro -, por për t’u treguar bashkëqytetarëve të mi se virusi është këtu, ku vetëm në një ditë janë 35 njerëz të intubuar, mes të cilëve dhe një djalë 27 vjeç.  Me një fushatë testimi  shumë herë më të madhe se në fazën e parë, rezultojnë se ka shumë njerëz pozitiv dhe shumë prej tyre janë asimptomatikë.”Për shumë qytetarë, duke parë virusin në trupat e njerëzve që nuk kanë asnjë simptomë largojnë idenë e rrezikut të tij. Doja që për të gjitha dyshimet, për të gjitha lidhjet me raste pozitive që mund të keni, të kontaktoni me kujdesin intensiv – tha kryetari i bashkisë. Unë jam këtu  – për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se virusi ekziston dhe bën shumë dëme, bën që njerëzit të humbin jetën, ndaj dhe sot më shumë se kurrë ne duhet të tregojmë kujdes”, tha ai. //telebari//


Like it? Share with your friends!