Covid-19: Japonia shpall gjendjen alarmante, India kolaps në spitale, viktimat digjen në mes të rrugës


Spitalet në Indi kanë nisur thirrje të dëshpëruara për oksigjen për pacientët e tyre dhe situata duket më e rënduar se asnjëherë. Në to nuk gjendjen kushtet e mjaftueshme për të trajtuar pacientët e infektuar me Covid-19 dhe situata ka dalë jashtë kontrollit. Mbi 700 pacientë të shtruar kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Të shtunën, India raportoi 346,786 persona të infektuar duke vendosur një rekord botëror për të tretën ditë radhazi, ndërsa vdekjet u rritën me 2,624 – norma më e lartë ditore për Indinë deri më tani.

Vende të tjera kanë mbyllur dyert e tyre ndaj Indisë, nga frika e një varianti të ri që do të përhapet shpejt në vend.

Për shkak të numrit të madh të viktimave, qytetarët po i djegin trupat e të ndjerëve në mes të rrugës ndërsa pamjet që po qarkollojnë në rrjet janë tepër shqetësuese.

Relatives wearing personal protective equipment attend the funeral of a man seen burning before them.

A man walks past burning funeral pyres of people as flames rise behind him.

Relatives carry the body of a man, who died from the coronavirus disease, onto a funeral pyre.

Gjithashtu, Japonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tokyo dhe tre rajone të tjera, vetëm tre muaj para se të nisin Lojrat Olimpike.

“Sot ne vendosëm të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme në prefekturat Tokio, Kyoto, Osaka dhe Hyogo,” njoftoi kryeministri, Yoshihide Suga, duke përmendur rritjen e infeksioneve që përfshijnë variante të reja të virusit.

Autoritetet duan që baret dhe restorantet të ndalojnë shitjen e alkoolit dhe mbylljen e qendrave tregtare. Spektatorët do të ndalohen nga ngjarjet sportive, ndërsa puna në distancë do të inkurajohet.


Like it? Share with your friends!