Covid- 19 ka prekur më shumë meshkujt/ Vdekjet u rritën me 69%


Pasojat e pandemisë kanë qenë më fatale te burrat, vdekshmëria e të cilëve në vend ka shënuar një rritje shumë të lartë, në periudhën korrik-dhjetor 2020, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eurostat ka përditësuar të dhënat javore për vdekjet në Shqipëri për të gjithë vitin 2020, duke i detajuar dhe në ndarjen sipas gjinisë (një e dhënë e tillë nuk është publikuar ende nga INSTAT). Në total sipas Eurostat, në 2020-n në vend u shënuan rreth 27.7 mijë fatalitete, ose 5,800 më shumë se 2019-a, me një rritje prej 26.6%, shifra të ngjashme ato të publikuara nga instituti statistikor shqiptar.

Dy javët më vdekjeprurëse të pandemisë ishin java e 47 (16-22 nëntor), ku u shënuan 956 humbje jete, 2.4 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe ajo e 49 (30 nëntor deri në 6 dhjetor), ku u regjistruan 988 fatalitete, me rritje 133%. (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve total).

Pandemia goditi më shumë meshkujt, rritje e frikshme me 69% nga korriku në dhjetor

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19.


Like it? Share with your friends!