COVID-19 spitalet dhe qendrat shëndetësore drejt kolapsit në Brazil


Instituti me bazë në Rio de Janeiro tha se më shumë se 80% e shtretërve të njësive të kujdesit intensiv (ICU) janë zënë.80% e shtretërve të terapisë intensive janë të ezauruara në 25 nga 27 shtetet që e formojnë Brazilin. Që nga fillimi i pandemisë janë 11 milion raste me COVID-19 vetëm në Brazil dhe 266 mijë viktima. Në renditjen botërore sa i përket viktimave Brazili është i dyti, kurse për rastet i treti. Brazili është shteti amerikano-jugor që po e vuan më së shumti COVID-19.Spitalet e shumicës së qyteteve janë shumë pranë kolapsit.

Të martën vendi regjistroi 1,972 vdekje Covid, një rekord i ri ditor.

Vendi ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë pas SHBA dhe numrin e tretë më të lartë të rasteve të konfirmuara.

Dy qytete – Porto Alegre dhe Campo Grande – kanë tejkaluar kapacitetin e ICU.

Në raportin e tij, Fiocruz paralajmëroi se shifrat tregonin “mbingarkesën dhe madje kolapsin e sistemeve shëndetësore.”

“Më e mira që mund të bëjmë është të shpresojmë në mrekullinë e vaksinimit masiv ose një ndryshim rrënjësor në menaxhimin e pandemisë,”  tha epidemiologu i Fiocruz, Jesem Orellana.

 


Like it? Share with your friends!