Dashuria, paratë dhe datat më me fat: Horoskopi për muajin janar


Si do të jetë muaji i parë i vitit 2024 për të gjitha shenjat e horoskopit.

Datat e rëndësishme dhe gjërat për të cilat duhet të keni kujdes.

Dashi

Pushimet mbaruan, tani duhet të largoheni ngadalë nga atmosfera festive dhe t’i riktheheni rutinës. Është në favorin tuaj që Mërkuri fillon të ndikojë sërish në fillim të vitit, për të nisur menjëherë atë që ka mbetur pezull në aspektin profesional. Hëna e Re në Bricjap në datën 11 ju ofron mundësinë për të hartuar një plan të qartë për të ardhmen, duke shfrytëzuar energjinë e fillimit të vitit për hapat përkatës. Duhet të përfitoni nga kthimi i Mërkurit në Bricjap në mes të muajit dhe bashkimi i tij me Marsin në datën 27 për të kaluar nga teoria në praktikë. Ndikimi i Marsit në Bricjap gjatë gjithë muajit është i shkëlqyer për të mbajtur lart moralin. Ndërmerrni nisma, sidomos nëse doni të bëni ndryshime në sferën tuaj profesionale.

Mos ngurroni të kërkoni ndihmë në këtë fazë, ndonëse keni një punë individuale, krahasimi i vetes me të tjerët mund të jetë me vlerë dhe pasurues. Gjysma e dytë e muajit mund të jetë një periudhë optimale për jetën sociale, për shkak të afrimit të Diellit në shenjën e Ujorit.

Një periudhë ideale jo vetëm për të kaluar kohë në shoqëri, por edhe për të zgjeruar rrjetin tuaj miqësor dhe për t’u ndjerë pjesë e një ekipi.

Në fakt, me Plutonin në Ujor në vitet e ardhshme do të zbuloni ndikimin që mund të kenë njerëzit e tjerë për t’ju ndihmuar për të arritur qëllimet tuaja. Hëna e Plotë në Luan më 25 janar ju fton për të mos humbur kohë për gjëra që nuk keni dëshirë t’i bëni. Ndaj tregohuni më përzgjedhës.

Demi

Nga 2 janari, rivendosja e ndikimit të drejtpërdrejtë të Mërkurit do t’u japë një shtysë pozitive projekteve për udhëtime apo studime që kishin humbur vrullin në fund të vitit 2023. Gjatë të gjithë muajit, në fakt, Marsi do të jetë në Bricjap duke përfaqësuar një periudhë në të cilën jeni më të vendosur, gati për përvoja të reja, besoni në aftësinë tuaj për t’u përshtatur. Hëna e Re në Bricjap më 11 janar mund të sjellë një aventurë emocionuese që t’ nxitë të shihni realitetin në një tjetër këndvështrim. Kushedi, mund të takoni njerëz të rinj, ndoshta mentorë ose shoqërues udhëtimi.

Prandaj në gjysmën e dytë të muajit mund të filloni të praktikoni mësimet e marra me ardhjen e Diellit në Ujor. Ngaqë do të mësoni t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër, vini re edhe dëshirën tuaj për metoda të reja dhe për të modernizuar procese të caktuara. Kjo do të ndodhë edhe ngaqë dëshironi të tregoni se jeni gati për t’u përmirësuar. Nga 21 janari, me hyrjen e Plutonit në Ujor, do të vini re një ndryshim në karrierën tuaj.

Nëse mund të dalloni dinamikën e situatës suaj dhe se si mund të pengojë ose forcojë planet tuaja, mund t’i ktheni në favorin tuaj. Sidoqoftë, kjo do të marrë formë me kalimin e kohës, për momentin Hëna e Plotë në Luan më 25 është më domethënëse. Ky është momenti i duhur për të ndryshuar pritshmërinë e të tjerëve dhe për vendosur vetë për hapat që do të ndërmerrni.

Binjakët

Me Mërkurin në prapavijë keni pasur goxha vështirësi. Dyshimet, pasiguritë, mund të kenë dalë në sipërfaqe diskutimet në marrëdhëniet tuaja të rëndësishme, por të paktën në fillim të vitit kjo fazë merr fund. Do të sqaroni gjithçka. Tani që keni rivendosur njëfarë sigurie në marrëdhëniet tuaja, është koha për të planifikuar. Me Marsin, Mërkurin dhe Venusin në Bricjap këtë muaj do të kuptoni se është thelbësore mbështetja te të tjerët, për një sërë arsyesh. Nga njëra anë, do të thotë të keni dikë po aq të vendosur për të bërë propozime, duke reduktuar ngarkesën psikologjike për sa i takon një marrëdhënieje, por nga ana tjetër, krijohet një hapësirë ??për diskutim për të shtjelluar më mirë atë që dëshiron vërtet nga tjetri. Hëna e Re në Bricjap më 11 janar duket si momenti ideal për një marrëveshje dhe një premtim të ndërsjellë.

Gjysma e dytë e muajit, me Diellin tek Ujori, ju ofron një stimulim të ri mendor. Duhet të përfitoni nga këto javë për të mësuar diçka të re, ndoshta për të filluar një kurs ose për të bërë një udhëtim. Në fakt, Hëna e Plotë në Luan më 25 janar ju fton të mos qëndroni të mbyllur, por të shikoni se çfarë ka jashtë dhe të entuziazmoheni nga përvojat e reja. Do të jetë edhe ndikimi i Plutonit në Ujor duke filluar nga 21 janari. Ky planet është shumë i ngadaltë dhe në vitet e ardhshme, do të zbuloni se cilat këndvështrime kanë më shumë ndikim në mendësinë tuaj dhe të të tjerëve, si dhe rëndësia e fuqisë së dijes.

Gaforrja

Është shumë e lehtë të keqkuptoni fjalët e të tjerëve kur ato filtrohen nga përvoja juaj subjektive, e rëndësishme është të pranoni se keni gabuar dhe të dëgjoni. Duket se ky është konkluzioni juaj për Mërkurin në prapavijë, i cili më pas hedh themelet për një hapësirë ?? më dinamike dhe stimuluese. Marsi do të ndikojë në Bricjap gjatë të gjithë muajit për të qenë më aktivë me partnerin, pavarësisht ankthit, ose frikës së bezdisjes. Pas Hënës së Re në Bricjap më 11 janar, duhet të kuptoni se si marrëdhëniet tuaja të rëndësishme po marrin një formë të re, më të pjekur dhe konkrete. Në fund të muajit Afërdita do të shkojë te Bricjapi për një angazhim të ndërsjellë dhe për të rizbuluar atë që ju admironi te tjetri.

Ndërkohë, Dielli do të ndryshojë shenjë më 20 janar duke u futur në Ujor, i ndjekur menjëherë nga Plutoni. Nëse e para tregon për një periudhë në të cilën mund të planifikoni me të tjerët, të bashkoni forcat dhe të vlerësoni burimet që keni në dispozicion, e dyta flet për një proces dukshëm më të gjatë, i cili do të zhvillohet në vitet e ardhshme, në lidhje me ndikimin që kanë borxhet, kreditë dhe kursimet në jetën tuaj. Për momentin, përfitoni nga Hëna e Plotë në Luan në fund të muajit për të investuar diku ku besoni.

Luani

Fundi i vitit 2023 ju la goxha të drobitur, ndoshta edhe pushimet nuk ishin aq relaksuese sa donit, ndaj me fillimin e vitit të ri duhet të kuptoni si të riktheheni në rrugën e duhur. Ndikimi i Marsit në Bricjap për gjithë muajin ju nxit drejt një regjimi më të shëndetshëm. Hapi i parë për këtë është që të jeni konkret dhe vendimtar në përcaktimin e kufijve tuaj. Shpjegojuni kolegëve pse nuk mund të merrni përsipër një detyrë tjetër, vendosni një plan konkret për rutinën tuaj që të jeni të qëndrueshëm. Hëna e Re në Bricjap më 11 janar mund të jetë koha ideale për të krijuar zakone të reja, për t’u dhënë përparësi atyre që ju ndihmojnë të ndiheni në formë dhe të riktheheni në punë.

Nga data 23 e tutje, me Venusin edhe në Bricjap, duhet të vini re se si këto rregullime të vogla janë në dobinë tuaj. Ka të ngjarë që marrëdhëniet të jenë veçanërisht frymëzuese në gjysmën e dytë të muajit. Me fillimin e sezonit të Ujorit, do të keni mbështetjen e dikujt, të një personi me të cilin mund të krahasoheni. Është e rëndësishme të dini si të krijoni hapësirë për të tjerët, pa ndryshuar veten vetëm për t’u përshtatur, por kjo do të jetë më e qartë gjatë Hënës së Plotë në Luan më datë 25.

Ndërkohë, edhe Plutoni do të ketë hyrë në Ujor, duke treguar një ndryshim të ngadaltë. Do të jetë një proces disa vjeçar, në të cilin do të zbuloni se dashuria nuk mund të imponohet.

Virgjëresha

Nuk ka dyshim që fundi i ndikimit të Mërkurit në retrogradë në fillim të muajit është një ogur i mirë për Virgjëreshat. Këtë janar, mendoni për rindërtimin e rutinës suaj, të ndërprerë me të drejtë nga pushimet, por kjo nuk do të thotë që të suleni menjëherë drejt detyrave.

Ju këshillojmë ta bëni jetën e përditshme romantike dhe të këndshme. Ndikimi i Marsit dhe më pas i Mërkurit në Bricjap, i kombinuar me Hënën e Re në datën 11, ju kujton se sa e bukur është të ndani të mira, kujdesin, kënaqësinë me dikë. Kujdesuni për veten, kultivoni pasionet tuaja, nxirrni në pah veçantinë tuaj dhe tregojuni të tjerëve pa filtra.

Peshorja

Mund të rehatoheni këtë janar. Ka shumë planetë që kalojnë përmes Bricjapit këtë muaj. Përveç Diellit, edhe Marsi dhe Mërkuri, pastaj më vonë gjatë muajit edhe planeti Venus. Nga kjo shenjë kërkohet një dimension familjariteti, rehatie, përkatësie. Hëna e re në Bricjap më 11 janar mund të shënojë zgjedhje konkrete dhe vendimtare për situatën tuaj të jetesës, por edhe një rikthim në vendet e fëmijërisë dhe rizgjimin e shumë kujtimeve.

Ky kthim në origjinë mund të jetë pikënisja për rizbulimin e interesave dhe pasioneve tuaja. Sezoni i Ujorit, në fakt, ka të bëjë me argëtimin, një aspekt i jetës suaj që ndoshta ka mbetur paksa i fjetur në vitet e fundit. Shijet tuaja personale do të ndryshojnë shumë në vitet në vijim, duke pasur parasysh hyrjen e Plutonit në këtë shenjë së bashku me Diellin dhe tashmë këtë vit mund të shijoni dhe në vend që të ndiqni tendencat, mund t’i shpikni ato. Ndaj nuk duhet të shqetësoni për gjykimin e të tjerëve. Hëna e Plotë në Luan më 25 janar është çliruese, si dhe një mundësi e mirë për të takuar njerëz të rinj.

Akrepi

Ky muaj i parë i 2024-ës është i mbushur stimuj, me Marsin në Bricjap gjatë të gjithë janarit do të jeni përplot me ide, plane dhe projekte që dëshironi të eksploroni dhe, duke qenë se Mërkuri fillon menjëherë të lëvizë sërish në drejtimin e duhur, keni edhe një ide më të qartë se sa kohë dhe burime keni në dispozicion. Hëna e re në Bricjap më 11 janar është koha e duhur për të ndërmarrë veprime.

Ndiqni frymëzimin, mos u zvarritni, por jini konkretë dhe realistë. Me kthimin e Mërkurit te Bricjapi nga data 14, jeni më mendjehapur dhe mund të keni mundësinë të mësoni diçka të re, të shkruani, të komunikoni më mirë me të tjerët. Afërdita do të rikthehet disa ditë më vonë më 23 janar, duke treguar një kohë të shkëlqyer për t’u lidhur dhe shoqëruar. Megjithatë, nga 20 janari, Dielli futet në Ujor, duke ju kujtuar rëndësinë e kthimit në vendet e njohura dhe të ndiheni si në shtëpi.

Ndoshta edhe për të arritur një ekuilibër më të mirë mes jetës private dhe punës, filloni të rivlerësoni disa angazhime pune me Hënën e Plotë në Luan më datë 25. Mjafton të dalloni projektet që mund të presin dhe atyre që po hiqni dorë nga frika e dështimit. Bashkë me Diellin, Plutoni do të mbërrijë në Ujor, një udhëtim padyshim më i gjatë, i cili do të marrë formë në vitet e ardhshme, mbi ndikimin që ka e kaluara dhe familja në jetën tuaj.

Shigjetari

Fundi i periudhës së prapavijës së Mërkurit në fillim të janarit është lajmi më i mirë për shenjën tuaj. Kjo ju ka rënduar deri më tani, por me vitin e ri më në fund mund të gjeni njëfarë qartësie psikologjike. Kjo është koha e duhur për të vendosur prioritetet tuaja. Me Marsin në Bricjap për gjithë muajin e dini që duhet të përballeni me një sërë shpenzimesh, ndaj është më mirë të vendosni parandalimin e daljes së situatës jashtë kontrollit.

Hëna e Re në Bricjap në datën 11 duket se do t’ju ndihmojë të gjeni një metodë efikase për menaxhimin e financave tuaja dhe kthimi i Mërkurit në të njëjtën shenjë nga data 14 ju ndihmon të jeni metodikë në ndërtimin e një buxheti. Ka të ngjarë që me futjen e Venusit në Bricjap nga 23 janari të shihni tashmë rezultatet e para nëse planifikoni me kujdes.

Ndërkohë në 20 janar nis sezoni i Ujorit, i cili bart kureshtje dhe një dëshirë për risi. Përfitoni nga kjo periudhë për të studiuar, informuar, bisedoni me njerëz të ndryshëm. Ndaj Hëna e Plotë në Luan në datën 25 do të jetë një mundësi për t’i bërë analizë vetes. Njihni të metat tuaja dhe gjeni motivimin për t’i përmirësuar, duke mbajtur gjallë dëshirën për të mësuar. Tema e njohurive do të jetë shumë e rëndësishme gjatë kalimit të Plutonit në Ujor. Në vazhdim do zbuloni sa fuqi ka informacioni, si ai që keni në dispozicion dhe ai që zgjidhni të ndani me të tjerët.

Bricjapi

“Vit i ri, jetë e re” siç thotë edhe shprehja dhe viti 2024 nis me zhurmë me fundin e Mërkurit në retrogradë dhe ardhjen e Marsit në shenjën tuaj. Pas një periudhe ngecjeje dhe reflektimi, jeni gati të filloni nga e para dhe të riktheheni në lojë, ndoshta pikërisht sepse i keni dhënë vetes kohë për të zgjidhur dyshimet tuaja. Shumë shpejt do të ketë një hënë të re në shenjën tuaj, më 11 janar, e përkryer për të përcaktuar se cilat synime personale do të dëshironit të arrinit në të ardhmen. Punoni me veten, mos vendosni kufij.

Shumë planetë do t’ju brohorasin. Jupiteri ju mbështet nga shenja e Demit, duke ju dhënë pak optimizëm dhe aftësi për t’i parë gjërat në tërësi. Më pas, nga data 14 Mërkuri kthehet, këtë herë në mënyrë konkrete dhe metodike, ndërsa nga data 23 vjen edhe Venusi. Gjysma e dytë e muajit do të jetë ndoshta më dinamike. Keni mundësinë dhe dëshirën për të takuar njerëz të rinj, për të provuar situata të ndryshme dhe, pse jo, për të plotësuar disa teka.

Sezoni i Ujorit nga data 22, mund të jetë një periudhë në të cilën shpenzoni pak më shumë, por jeni edhe më të vetëdijshëm për burimet që keni në dispozicion. Plutoni do të mbërrijë në Ujor më 21 janar për të qëndruar për një kohë të gjatë, duke ju lehtësuar disi, por edhe duke ju ftuar të kuptoni si mund të përdorni aftësitë tuaja për të arritur atë që dëshironi. Hëna e plotë në Luan më datën 25, mund të nxitë nevojë që t’ju dëgjohet zëri, sidomos ndaj atyre që janë përpjekur të kufizojnë lirinë tuaj. Ngrijeni zërin.

Ujori

Mos u ngutni, ky janar ka një fillim të ngadaltë, por merreni me qetësi. Ndërkohë mund të gjeni qetësinë shpirtërore falë përfundimit të retrogradit të Mërkurit. S’do të ketë më drama dhe keqkuptime mes miqve. Më në fund mund t’i vlerësoni këshillat e tyre, ndoshta sepse keni mësuar të komunikoni më mirë me njëri-tjetrin. Prioriteti juaj këtë muaj është të kujdeseni për veten dhe hapësirën tuaj. Pastroni, përqendrohuni në disa gjëra në të njëjtën kohë, merruni me veten tuaj. Hëna e Re në Bricjap mund të sjellë zbulime të rëndësishme për veten dhe pasiguritë që ju kanë penguar deri më tani, ndërsa ndërtoni një vetëdije më të mirë për nevojat tuaja.

Me pak fjalë, në janar mësoni të dëgjoni veten dhe me ardhjen e Diellit në shenjën tuaj në datën 20, jeni gati të ktheheni në rrugën e duhur. Hapet një fazë më krijuese dhe dinamike, filloni të tregoni veten pa filtra, sepse keni mësuar të pranoni veten. Duke respektuar më shumë veten dhe nevojat tuaja, është e natyrshme që disa marrëdhënie të shihen me sy ndryshe. Hëna e Plotë në Luan më 25 janar mund të jetë koha e duhur për një krahasim. Ndërkohë, Plutoni do të futet në shenjën tuaj më 21 janar. Ky kalim tregon një zbulim të ngadaltë të fuqisë dhe ndikimit tuaj, por duhet kohë përpara se të shihni qartë evolucionet e tij.

Peshqit

Lajmi i mirë është se viti 2024 hapet me Mërkurin që ecën sërish në drejtimin e duhur. Ju merrni frymë lehtësisht dhe keni ide më të qarta për prioritetet e ardhshme. Pa hapërdarë mendimet, mund të përqendroheni më mirë dhe optimizmi kthehet ngadalë. Njerëzit me të cilët shoqëroheni do të jenë kyç gjatë kësaj periudhe. Një pjesë e mirë e motivimit tuaj varet edhe nga krahasimi që mund të keni me të tjerët dhe ndikimi i Marsit në Bricjap për të gjithë muajin, do t’i bëjë shumë më stimulues pjesëmarrjen në projekte në grup. Përfitoni nga Hëna e Re në Bricjap më 11 janar për të ribashkuar miqtë dhe njerëzit. Frymëzohuni nga ata për të besuar përsëri në ëndrrat tuaja.

Saturni në shenjën tuaj po ju mëson të këmbëngulni, por gjithsesi është normale të keni dyshime. Të paktën fakti që ju lindin një mijë pyetje është shenjë se interesoheni vërtet për këto projekte. Sa më shumë pyetje t’i bëni vetes, aq më shumë rrezikoni të ngecni në mendimet tuaja dhe të mos t’i vini kurrë në zbatim, shkruan voxnews.al. Pra, përfitoni nga Hëna e Plotë në Luan në datën 25 për të zbehur zakonet tuaja të këqija dhe prirjen për të zvarritur, duke i vendosur vetes synimin për të ndërtuar një rutinë të qëndrueshme që ju ndihmon të fokusoheni. Nuk ju mungon besimi në ëndrra, ju duhet vetëm pak disiplinë./klankosova


Like it? Share with your friends!