Astrologia e njohur Meri Gjini shpjegoi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” parashikimin e horoskopit për muajin mars. Cilat janë shenjat më të favorizuara?
Dashi
Ka si karakteristikë këtë hyrje planetare dhe hënën e re. Do të ketë një formë diforie për të shprehur atë çfarë ndjejnë ose do të maten disa herë ose do të jetë selektiv në çfarë do të pozicionohet nëpërmjet komunikimit. Pjesa e dytë me kalimin e diellit tek Dashi që shënon dhe fillimin e ciklit të ri diellor, me 20 do të fillojnë dhe periudhën e tyre. Prioritet do të kenë profesionin por kujdes me çështjet e ftohjes së momentit. por dhe nga ndryshueshmëria e temperaturave që do të jetë e shpeshtë duke nisur nga kjo javë.Demi
Ndjesia e parë është seleksionimi i atmosferës, pastrimi i ambientit, mënyra se si do të funksionojnë, janë vetvetja, do të jenë këmbëngulës, dhe ndoshta nga ndonjëherë më kokëfortë se ç’duhet, por si formë testimi për të parë ku ndihen të pranueshëm, për të rizgjedhur për herë të fundit bashkëpunëtorët sepse me datë 20 do t’i zgjasin bashkëpunimet. Ky është qëllimi i muajit mars, në javën e parë do të shfrytëzohet për përmirësimin e ekonomisë apo me detyrimet ndaj shtetit. Demat do ta kenë si shije më të fortë përmirësimin e xhepit të tyre.
Binjakët
Me riorganizimin e gjërave nis dhe përfundon muaji. Nis me organizimin e fizikut dhe përfundon me riorganizimin e çështjeve profesionale. Nuk ka si të jetë ndryshe duke qenë se planeti i punës dhe veprimit vjen tek ata dhe zgjohen në datën 5. Do të jenë shumë aktiv, social dhe me diskutime më të hapura. Në rivendosje me bashkëpunëtorët, të jenë të kujdesshëm dhe të mos mbivlerësojnë njeri sepse mund të zhgënjehen dhe të ndihen të frustuar, të lodhur pothuajse gjatë Marsit dhe Prillit.
Gaforrja
Do t’i dedikohen dashurisë, emocioneve, empatisë dhe ndjenjave të tyre, pjesës së intuitës që do të jenë në një pikë shumë më të lartë se zakonisht. Kjo do të vijë duke u përforcuar dhe me ardhjen e hënës së re me 13 por dhe me Mërkurin. Për sa i përket mënyrës se si do të ndihen, i kanë të gjitha format për të ndjerë ngjyrosjen më të bukur. Përsa i përket punës, do të duhet të veprojnë në mënyrë spontane, por duhet të jenë të maturuar pas datës 20, me qëllim që të bëjnë zgjedhjen e duhur. Marsi do të jetë si një fillim i Vitit të ri për shumë nga Gaforret për çështje profesionale por sidomos për ata që i përkasin 10 ditshit të parë. Me buxhetin duhet të presin deri nga fundi i muajit.
Luani
Do të kenë dilema, luhatje të humorit por njëkohësisht do të kenë tendencë për t’u pozicionuar më lart nga çfarë duhet për kohën që është dhe kjo mund të bëjë që të kenë përplasje me njerëz që kanë sipër vetes. Do të ishte mirë që të kenë kujdes me komunikimin me eprorët. Çështja e dytë është zgjedhja ose përcaktimi konkret i bashkëpunëtorëve të tyre, do të duhet të zgjedhin mirë njerëzit me të cilët bashkëpunojnë dhe pse pjesa më e madhe ka nisur që vjet të zgjerojnë bazën prodhuese. Kjo bazë do të fillojë të lëvizë dhe për ata që i kanë ndërmarrë veprimet që vjet. Përmirësimi i ndjeshëm i profesionit të tyre do të fillojë të jetë i prekshëm prej tyre në datën 20 dhe në vazhdimësi.
Virgjëresha
Hyn tek te privilegjuarit e muajit mars se do të marrin anën më të mirë të planetëve. Përballë tyre është Venusi, Dielli, Neptuni, Hëna e Re dhe Mërkuri. Do të kenë mundësira të marrin vlerësimin maksimal nga të tjerët ose mënyra se si do t’i shohin të tjerët, do t’u besohen gjëra të rëndësishme dhe do të vlerësohen maksimalisht me qëllim që të kenë mundësi të ndërveprojnë drejt me të tjerët. Imazhi i tyre, potenciali dhe besueshmëria që iu jepet do të jetë në një pikë shumë të mirë. Çështjet e ekonomisë dhe të shtetit, të kredive do të jenë prioritet në javën e parë me qëllim që pa ardhur data 13 t’’i kenë të mbyllura. Çështjet e fizikut i kanë shumë mirë dhe janë të mbrojtur.
Peshorja
Gjatë Marsit do të merren me zhvillimet e profesionit të tyre, karrierës dhe ndoshta do të marrin rrisqe që ose janë më të mëdhaja ose duhet t’i mendojnë dy herë përpara se të veprojnë sepse situata është akoma gri për të përcaktuar zhvillimet e ekonomisë apo politiko-sociale. Të jenë të maturuar përpara çdo lloj rreziku. Marsi tek Binjakët i nxit rrisqet dhe iniciativën që të veprojnë instiktivisht pa u menduar dy herë. Vështirësitë e 2022-shit dhe 2023-shit e kanë bërë të paduruar për zhvillimet e tyre por dhe në datën 20 do të jenë shumë të qartë, si dhe ndjesinë e fatit do ta kenë më të fortë me veten e tyre. Të lehtësuar për çështjet e covidit do të ndihen pas datës 16.
Akrepi
Familja do të jetë kryefjala e këtij muaji, por dhe pika ku do të marrin dhe maksimumin e mundësive dhe ndjesive të bukura. Marsi ka të gjitha mundësitë për t’ju dhënë ngjyrat më të bukura dhe pjesës romantike. Për të tjerët do të duhet të jenë pak të kujdesshëm në këmbimet ekonomike në pjesën e parë deri me 4 dhe 5. Këmbimet ekonomike do t’i kenë më të lehta dhe të thjeshtuara. Saturni do të ketë një hyrje pozitive me Marsin, që domethënë me lëvizjet serioze në brendësi të muajit dhe rreth datës 21 do të kenë mundësira për vendimmarrje të rëndësishme në drejtim të punës së tyre. Ndërkohë duhet të jenë të kujdesshëm deri në 16 për shkak të riskut për lëvizje ekonomike dhe profesionale dhe duhet të presin datën 21.
Shigjetari
Do të mbyllin një sërë vështirësish përsa i përket mënyrës se si ndihen në raport me njerëzit në çift apo brenda familjes deri në datën 4. Me super aktivitet dhe lëvizje, me një axhendë të ngjeshur pas datës 4 dhe në vazhdimësi, Marsi dhe cikli i ri i hënës do të ndryshojë situatat disa herë me këto ftohje të kohës dhe ndryshimet e temperaturave. Prandaj duhet të jenë të kujdesshëm. Kanë diçka shumë pozitive me shumë fat, kanë një gjë shumë të mirë rreth datës 21 që lidhet me çështje praktike. Mund të jetë një pritshmëri e mbartur ose lëvizje të bëra më parë.
Bricjapi
Do të përpiqen me të tyren të tregojnë potencialin e statusit që kanë, pushtetin, shkallën e hierarkisë që kanë dhe do ta bëjnë duke ngritur pak zërin. Do t’ju rekomandoj që gjërat që mund të ndihen, shihen dhe preken më mirë t’i përshpërisësh sesa bërtasësh. Tonacioni do të përcaktojë suksesin dhe lodhjen. Nëse bërtasin do të prishin ekuilibrat dhe do të bëjë që nga mesi i muajit të përpiqen të gjejnë kohë për t’u çlodhur. Mund të shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u marrë me çfarë të duan, të organizojnë një arratisje të vogël.
Ujori
Kanë me vete planetin e fatit duke nisur nga 10 ditëshi i parë. Do të kenë zhvillime të asaj çfarë duan dhe këtë do ta arrijnë në pjesën profesionale. Disa do të kenë dhe një status dhe një emërtim të mirë por vlerësimin do ta marrin në fund të muajit. Në fundin e muajit dhe fillimin e Prillit do të kenë periudhën më të shkëlqyer në karrierë. Përsa i përket ditëve të para duke qenë se kanë stres dhe ankth, do të duhet ta shkarkojnë duke harxhuar shpenzimet apo lekë për gjëra që kanë të bëjnë me argëtimin për të larguar mendjen. Me shpenzimet të mbajnë një metër, ndërsa me emocionet të bëjnë çfarë të duan sepse Venusi iu jep mundësira. Me karrierën të shfrytëzojnë çdo shans me qëllim që të marrin siç duhet atë hyrjen fantastike pas datës 21 dhe gjatë Prillit.
Peshqit
Do të kenë dhe një hënë të re në datën 13. Lum si ata që merren me kreativitet dhe ata që kanë komunikimin fjalë pune pasi do të shprehin mençurinë e tyre. Kanë tendencë për të parë më të mirën tek njerëzit që duan të zgjedhin të kenë afër, por duket sikur ata që janë në raporte familjare kanë tendencë për ta ekzagjeruar. Nuk është koha për analiza, por për të gjykuar. Të marrin më të mirën dhe jo pjesën e pozicionimit për të rifituar liri që do t’i shkatërrojnë shpejt. Përsa i përket çështjeve të tjera do të gjejnë formën të merren me veten sepse duket sikur lodhja dhe fiziku i tyre ka bërë të ndihen dhe më shumë të lodhur.