Dasmat vazhdonin dhe pse të ndaluara, policia e Durrësit proçedimin penal ndaj pronarit të lokalit


Policia Vendore në Durrës, deklaron se po vijon kontrollet ndaj subjekteve private, të fokusuara në plazhe dhe mjedise ku organizohen dasma. Por, me gjithë gjobat e vendosura nga policia një lokal në Durrës dhe një tjetër në Krujë vazhdonin të kryenin ceremoni martesore, dhe ishin gjobitur më parë nga policia. Pronari i një lokalit në Krujë, dhe pse ishte gjobitur 3 herë më parë nga 1 milion lekë dhe i ishte mbyllur aktiviteti për një periudhë 6-mujore, vazhdonte me ceremonitë e dasmave.

Njoftimi i policisë:

 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin Xh.B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua përsëri nga shërbimet e Policisë  duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Spitallë, Durrës, subjektin në pronësi të shtetasit S.P., i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Durrës, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

 


Like it? Share with your friends!