Ganni De Biasi Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, i cili ka pasaportë shqiptare dhe zotëron të drejtën e votës më 25 prill, ka deklaruar votën e tij për Partinë Socialiste.
De Biasi ka treguar hapur për cilën parti do të shkojë vota e tij.
“Të dielën do të vij në Shqipëri për të votuar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama ka investuar në sport më shumë se çdo kryeministër tjetër i Shqipërisë”, tha De Biasi.