Debati me Cecen – Ish-ushtari i UÇK’së i reagon Cecës: Vogëlushët e detyruan burrin tënd të ndihet i turpëruar


Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri ka reaguar këngëtares së muzikës turbo folk, Svetlana Razhnatoviq, e njohur si “Ceca”.

Tahiri i thotë ish-gruas së kriminelit Arkan, që ka reaguar ashpër ndaj këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke e quajtur vogëlushe se edhe ai dikur ishte vogëlush e me vogëlusha tjerë e kanë bërë burrin e saj me gjithë ushtrinë të ndihen të turpëruar.

Dua Lipa, së fundi iu bashkua kampanjës protestuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në Apple Maps, ndërsa më pas e postoi një hartë të Shqipërisë Etnike. Lidhur me këtë, ish-ushtari i UÇK-së ka thënë se Kosova mburret si me Duan ashtu dhe Rita Orën që janë simbole të kombit shqiptar.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje i Tahirit:

Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ushtrin e tij famkeqe te nndihet i turperuar.

Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend.

Dua lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim,kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty.

Kujtojmë, se para disa ditësh, Dua Lipa i kërkoi përgjigje Apple se pse Kosova nuk është e vendosur në hartën e Apple Maps.

Pas reagimeve që mori nga Serbia, Dua publikoi banderolën me Ismajl Qemajlin dhe Isa Boletinin përreth hartës së Shqipërisë Etnike mbi mbishkrimin “AUTOCHTONOUS”.


Like it? Share with your friends!