Demokratët e Durrësit, votojnë kandidatët për deputet të propozuar nga anëtarësia


Demokratët e  Durrësit, kanë votuar sot për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. 3150 anëtarë të PD-së Durrës kanë të drejtë vote dhe figurojnë në lista, në një proçes i cili nisi në orën 10:00 në mjediset e  pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”.  Një komision i ardhur nga kryesia e Partisë Demokratike, nisi menjëherë nga puna me proçesin, ku anëtarët e Partisë Demokratike nisën nga votimi, ndërsa hyrja dhe dalja u bën në dyer të veçanta, për shkak të protokollit anticovid.  Në mjediset e jashmte të pallatit të kulturës, ishin vendosur udhëzuesit përkatës, mbi mënyrën e proçesit të votimit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i dërguai i kryesisë për ndjekjen e proçesit në Durrës, u shpreh si kudo dhe në mbarë vendin proçesi në Durrës ka ecur mirë me mjaft intenstitet dhe kjo shprehej dhe nga mbështetja e anëtarëve të partisë demokratike.

 

Vlerësime për mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturave në këtë proçes solli dhe kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj. Sipas Xhaferrajet kjo mënyrë përzgjedhje për herë të parë erdhi nga poshtë lartë dhe se do të sjellë ndryshimin që presin të gjithë.

 

Nga rreth 350 emra që u propozuan gjatë mbledhjeve të grupseksioneve nga baza e PD-së Durrës, komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve solli në bazë për votim 27 emra.  Votimi i kandidatëve, këtë vit është i ndryshëm,  pasi nuk do të votohet kandidati më i preferuar nga anëtari i PD-së, por do të votohen 1-5 emra që nuk i pëlqejnë votuesit. Demokratët kanë gjithashtu të drejtën të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një deri në pesë emra.

 

 


Like it? Share with your friends!