Dëmshëperblime për tërmetin/ Këshilli Bashkiak miraton listën e 12-të


Mbledhja e Këshillit Bashkiak do të mbahet sot në orën 12:00 për të përcaktuar emrat e personave, që kanë marrë dëmshpërblimin e tërmetit. Mbledhja e cila do të mbahet nëpërmjet komunikimit elektronik do të përmbajë 8 pika kyçe.

Bëjmë me dije se Bashkia ka kaluar për miratim edhe dy lista të tjera, të familjeve që janë përfituese të garantit të rindërtimit. E gjitha kjo është bërë në mënyrë të shpejtë brënda një harku kohor të një jave.

Rikujtojmë që me 14 prill u miratua  lista e 11-të me 1351 emra.

RENDI I DITËS

  • 1- PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6% DHE FONDI NGA TË ARDHURAT E BASHKISË, PËR MUAJIN PRILL 2021
  • 2-PËR NJË NDRYSHIM NË VKB NR.471, DATË 23.12.2017 “PËR MIRATIMIN E LINJAVE RRETHQYTETASE TË TRANSPORTIT PUBLIK PËR TERRITORIN E BASHKISË DURRËS, INTINERARIN, STACIONET DHE ORARET E TYRE”, I NDRYSHUAR
  • 3-PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË PIKËS 2, TË VKB NR. 41, DATË 31.03.2021 “PËR AKORDIMIN E NDIHMËS FINANCIARE PËR FAMILJET E DËMTUARA NGA PËRMBYTJET TË SHKAKTUARA NGA RRESHJET E DENDURA NË NJËSITË ADMINISTRATIVE SUKTH , KATUND I RI, SI DHE NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.6, BASHKIA DURRËS
  • 4-PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT E FONDIT PREJ 74,042,220 LEKË PA TVSH, TË PËRFITUAR NË ZBATIM TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 935, DATË 25.11.2020, NGA PJESA E FINANCUAR NGA GRANTET E FONDIT TË RINDËRTIMIT
  • 5-PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 88,128,502 LEKË TË PËRFITUAR NË ZBATIM TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 213, DATË 21.03.2021 NË FORMËN E TRANSFERTËS SË PAKUSHTËZUAR NGA FONDI I RINDËRTIMIT I BUXHETIT TË SHTETIT
  • 6-PËR MIRATIMIN E NDIHMËS FINANCIARE ME VLERË 4,995,416 (KATËRMILION E NËNTËQIND E NËNTËDHJETË E PESË E KATËRQIND E GJASHTËMBJEDHJETË) LEKË ME TVSH, PËR FAMILJET E DËMTUARA SI REZULTAT I DËMIT TË SHKAKTUAR NGA PRISHJA E DETYRUAR E OBJEKTEVE/NDËRTESAVE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.3, TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, SIPAS LISTËS BASHKËNGJITUR
  • 7-PËR MIRATIMIN E FONDIT PREJ 300.000 (TREQIND MIJË) LEKË PËR RIMBURSIMIN E SHPENZIMEVE PËR NDËRHYRJET KIRURGJIKALE DHE PËR RIKUPERIMIN FIZIK POST TRAUMË TË VOLEJBOLLISTES PAMELA MEHJA, PJESË E SKUADRËS SË VOLEJBOLLIT PËR FEMRA “TEUTA”, DURRËS
  • 8-PËR MIRATIMIN E DHËNIES SË NDIHMËS FINANCIARE, SIPAS LISTËS SË DYMBËDHJETË ME SUBJEKTET PËRFITUES TË PROGRAMIT TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN E BANESAVE TË DËMTUAR SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019

Like it? Share with your friends!