Dëmtimi i dekorit të qytetit, punohet gjatë natës për riparimet e dëmeve


Të rinjtë në qytetin e Durrësit marshuan mbrëmë për të dytën herë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, mesnatën e 8 dhjetorit, në Tiranë. Por, ndërsa u duk se të rinjtë që protestuan po shpërndaheshin me qetësi nuk ka ndodhur kështu.  Protestuesit u panë të drejtohen  drejt sheshit “Liria” dhe shkatërruan dekorin festiv, vendosur në qendër të qytetit. Në lidhje me këtë situatë, kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, reagoi me një postim në faqen e saj zyrtare në FaceBook, duke dënuar aktin.

“Çdo njeri ka të drejtë të protestojë, por dhuna dhe shkatërrimi janë të papranueshme. Qytetaria durrsake që është vlera më e fortë e Durrësit, nuk i ka përkrahur kurrë aktet vandale ndaj pronës publike dhe të mirës së përbashkët.

Qyteti është i të gjithëve dhe ne si çdo ditë jemi në shërbim të Durrësit dhe qytetarëve durrsakë”, shkruan kryetarja e bashkisë.

Postimin ajo e shoqëron me shumë foto, ku shihet puna intensive për riparimin e dëmtimeve në dekorin e qytetot.

“Nga puna intensive për të rregulluar gjithçka që u shkatërrua nga vandalizmi”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

 

Çdo njeri ka të drejtë të protestojë, por dhuna dhe shkatërrimi janë të papranueshme.
Qytetaria durrsake që është vlera më e fortë e Durrësit, nuk i ka përkrahur kurrë aktet vandale ndaj pronës publike dhe të mirës së përbashkët.
Qyteti është i të gjithëve dhe ne si çdo ditë jemi në shërbim të Durrësit dhe qytetarëve durrsakë.
Nga puna intensive për të rregulluar gjithçka që u shkatërrua nga vandalizmi.

Like it? Share with your friends!