Dëmtimi i godinës së emigrantëve, momente tensioni në Bari


“Kjo është shtëpia jonë. Ku do të shkojmë tani? Na lejoni të qëndrojmë këtu ”. Momente tensioni janë regjistruar,  jashtë zonës  “Ish-Sokrati”,  në  Fanelli në Bari. Këtë mëngjes një zjarr shpërtheu brenda ndërtesës të zënë  për rreth 10 vjet nga një komunitet prej 60 migrantësh. Zjarrfikësit, shuan flakët dhe urdhëruan menjëherë evakuimin e banorëve .

 

Këshilltarja për Mirëqenien e Komunës së Barit, Francesca Bottalico, gjithashtu mbërriti në vend. Agjentët lokalë të policisë, me komandantin Michele Palumbo në vijën e frontit, u  përpoqën që të menaxhojnë situatën.

“Brenda strukturës së objektit ka teknikë që do të  vlerësojnë gjendjen e ndërtesës – shpjegoi këshilltarja -. Ne do të presim vlerësimet e tyre. Nervozizmi i atyre që jetojnë brenda ndërtesës është i kuptueshëm. Ne jemi këtu për këtë ”

 

Ndërkohë, shoqata e emigrantëve po bën thirrje për ndërhyrjen e kryebashkiakut Antonio Decaro. Kërkesa drejtuar kryetarit të bashkisë është të shkojë menjëherë në vend “për të marrë përgjegjësi politike për kthimin e migrantëve në godinë – thonë shoqatat -. Takime, diskutime dhe zgjidhje alternative mund të mendohen në ditët në vijim të gjithë së bashku “.//Telebari


Like it? Share with your friends!