Dhunë vrastare ndaj grave- edhe pse në kode të shkruar e të pashkruar sanksionohet kudo paprekshmëria! Nga Albina Deda


Dhuna ndaj Gruas ne shoqerine tone tashme eshte nje epidemi. Dhuna eshte gangrene qe po kalbezon vlerat e familjes, tradites e shoqerise tone! Trishtim per mua si nene, mjeke e si deputete e Kuvendit te Shqiperise tek shoh e degjoj makabritete si kjo ngjarje qe ndodhi në fshatin Plug të Lushnjes, ku Tajar Kazanxhi, 55-vjeç goditi me sqepar në kokë bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi, 51-vjeç. Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes por me sa duket nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Cdo dite vrasje, dhune e krime ne familjet shpiptare qe mbushin kronikat e zeza. Dhune vrastare ndaj grave e vajzave. Nuk dua te komentoj dhe as te politizoj keto ngjarje te dhimbshme vecse keto tregojne se shteti, ligji, morali ne kete vend po degradon rende duke cuar ne arrest kardiak vete principet humaniste qe karakterizuan kombin tone. As kanuni nuk lejonte qe ne asnje rrethane te mund te prekej e dhunohej gruaja. Atehere eshte detyre e te gjitheve e per me teper e shtetit te ndergjegjesohet , te reagoje, pasi eshte aty per te mbrojtur se pari jeten e qytetareve. Ne jemi nje komb qe ne shekuj jemi dominuar nga praktika shume njerezore ndaj grave. Ne kode te shkruar e te pashkruar sanksionohet kudo paprekshmeria e kesaj kategorive sociale! Qe prej matriarkatit paraardhesit tane treguan respekt e tolerance ndaj gruas. Kjo duhet te na beje te reflektojme thelle.!! Shoqeria jone po degradon ne te gjithe aspektet. Diktatura e krimit po hap metastazat dhe ne familje ne celulen me te ndjeshme te shoqerise. Eshte koha per alarm kombetar se po cenohet vete thelbi i genit nacional shqiptar. Eshte koha per reflektim e pergjegjesi njerezore e ligjore pa kompromis ndaj fenomeneve te tilla. Shteti duhet te ndertoje strategji dhe jo propagande bajate mbi nje realitet gangrenoz. Dhuna nuk eshte kategori me perkatesi gjinore por fatkeqesisht ne vendin tone po identifikohet pothuajse vetem me burrat. Kjo eshte atrofizim total i vlerave me te cilat eshte perfaqesuar burri shqiptar. Dhe me e turpshmja kur shfaqje te tilla bastarde e makabre demonstrohen edhe nga ish-deputete te ketij vendi si rasti i djeshem i H.Kostes. Ne nje Europe te traumatizuar nga terrorizmi dhe dualiteti i civilizimeve vendi yne po pershkallezon rritjen e terrorizmit familjar. Ndaj apeli eshte pak,dhe konstatimi qaraman nuk vlen. Eshte koha ne limite te skajshme per nje alarm kombetar e aksion nacional social kunder dhunes ndaj gruas! Une protestoj!Protesto dhe ti zonje,nene,moter,bashkeshorte kudo je! Jeta eshte nje e vetem nje. Eshte dhurata e shenjte e zotit tone qe nuk bën te na dhunohet! AD


Like it? Share with your friends!