Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 32 vjeçar, pasi akuzohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.