Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.

 


Like it? Share with your friends!