Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore pritet edhe reshje të izoluara dëbore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -8°C në 00°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 07°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 09°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.