Do keni deshire te levizni,te njihni vendet/Ja 7 shenjat qe e pelqejne udhetimin sipas astrologut Jorgo Pulla


Dashi
Sot do i vini kapak njehere e mire te ardhmes dhe do filloni çdo gje nga e para. Nese jeni ne nje lidhje do keni nje lidhje te paqendrueshme ne mengjes dhe do flisni me partnerin te beni disa ndryshime te medha. Ju beqaret do takoni disa persona, por ndryshimet e medha ne moshe do bejne qe te mos vendosin per te hedhur hapa me tej. Ne pune do jeni me te frymezuar dhe me te motivuar keshtu qe keni per te hedhur hapa me perpara. Me financat shpesh do tregoheni te palogjikshem dhe do shpenzoni me sy mbyllur keshtu qe gjendja nuk do jete aq e qendrueshme sa do kishit dashur.

Demi
Here pas here gjerat mund t’iu nderlikohen sot, por me humor dhe qetesi do arrini te kaloni gjithçka. Jeta juaj ne çift ka per te qene rutine dhe ne shume momente do merziteni. Nese nuk beni diçka per ta ndryshuar situaten gjerat do perkeqesohen me vone. Ju beqaret do jeni me te hapur, do realizoni takime pafund, por nuk eshte e sigurt qe do ta gjeni “gurin e çmuar”. Ne pune do jeni shume te menduar dhe nuk do gaboni asnje çast. Disa miq mundet edhe t’iu provokojne apo t’u shtyjne ne drejtime te gabuara, por nuk do ja dalin dot. Sektori i financave ka per t’u permiresuar me shume nga sa mund ta kishit imagjinuar edhe vete.

Binjaket
Dite e mbushur me gjalleri, alegri dhe ngjyra do jete kjo e sotmja. Do keni deshire te levizni, te njihni vende te reja dhe te eksperimentoni. Ju te dashuruarve sado qe t’iu joshin dhe t’iu bejne propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe as qe do ju shkoje nder mend ta tradhtoni partnerin. Ju beqaret do ndiheni gati per te bere ndryshime ne jeten tuaj dhe do i pranoni disa ftesa qe do iu behen. Ne pune do zoteroni nje energji te paimagjinueshme dhe mund te arrinin ndryshime radikale qe do i lene te gjithe me goje hapur. Financat do i mbani goxha te mira edhe pse do arrini te kryeni shpenzimet e menduara.

Gaforrja
Planetet do ju bejne edhe me optimiste per te ardhmen sot dhe do e dini mire çfare hapash te hidhni. Nese jeni ne nje lidhje Merkure do beje qe te kaloni momente te paharusheme prane partnerit. Ndjenjat do jene te forta dhe mund te beni edhe projekte me afatgjata sot. Nese ende jeni beqare, ka mundesi qe nje miqesi e vjeter te shnderrohet ne diçka me te bukur. Ne pune, per t’i perfunduar sa me shpejt ato qe keni nisur nuk do beni aspak pushime dhe nuk do hallakateni. Buxheti nuk do jete i shkelqyer keshtu qe nuk duhet te hezitoni te kerkoni edhe ndihme nga te afermit.

Luani
Hena do favorizoje komunikimin dhe bashkepunimin gjate kesaj dite. Te dyja keto do bejne qe gjithçka t’iu ece sa me mire. Per ju qe jeni ne nje lidhje kjo e sotmja do jete nje dite e shkelqyer. Do ndiheni aq mire prane partnerit saqe do falenderoni yjet per kete dhurate qe iu kane bere. Ju beqaret mund te filloni te pelqeni persona te ardhur nga jashte dhe qe kane tjeter pikepamje per jeten. Ne pune do gjeni menyren per ta kerkuar ate qe doni dhe shefat nuk do mund t’ua refuzojne dot. Per asnje moment nuk do ndiheni te bllokuar. Ne planin financiar instinkti nuk do ju çoje ne rrugen e gabuar. Gjendja do jete goxha e mire.

Virgjeresha
Nuk do jeni shume te hapur sot dhe shpesh do bllokoheni ne çdo fushe. Gjerat per fat te keq nuk do ju ecin si i kishit menduar. Nese jeni ne nje lidhje te qendrueshme kjo dite do jete pergjithesisht e mire. Nuk do keni asgje per çfare te qaheni dhe mund te merrni disa vendime te rendesishme. Ju beqaret nuk do jeni gati per aventura kalimtare dhe do preferoni te prisni edhe pak derisa te gjeni dashurine e madhe. Ne pune do jeni shume te ngarkuar dhe shpesh nuk do dini çfare hapash te hidhni. Pranojeni pa u menduar dy here ndihmen e kolegeve sepse vete nuk do arrini askund. Me parate nuk do beni çmenduri dhe per fat te mire gjendja nuk do kete tronditje.

Peshorja
Idete nuk do ju mungojne sot dhe do doni te beni gjera te veçanta, por do stepeni kur te shihni se pala tjeter nuk ben asnje lloj hapi. Nese jeni ne nje lidhje, pas diskutimeve qe ju kane sjelle edhe tension, sot duhen lene pas kraheve te gjitha konfliktet. Dilni, humbni mendjen dhe argetohuni sa te mundeni. Ju beqaret do jeni optimiste dhe nuk do e leshoni veten per asnje moment. Nuk priten takime te veçanta, por dita nuk do jete e merzitshme. Ne pune padurimi mund t’iu prishe planet here pas here. Mundohuni ta kontrolloni vetes per te arritur me pare atje ku doni. Ne planin financiar fati do jete gjithe kohes me ju dhe gjendja ka per te mbetur e mire.

Akrepi
Vemendja qe do iu kushtoni te tjereve do jete e madhe dhe kjo do ju beje te fitoni edhe me shume pike para te gjitheve. Mundohuni vetem te mos e lini pas dore vetveten. Nese jeni ne nje lidhje sot do kete disa ndryshime shume pozitive qe do hapin nje kapitull te ri ne jeten tuaj. Ju beqaret do keni kurajen te beni propozime, por jo te gjithe do keni fatin te merrni pergjigje pozitive. Ne pune do ndiheni te lodhur dhe ndonjehere mund te dorezoheni para sfidave. Do keni nevoje per me shume motivim. Sektori i financave do behet edhe me optimist. Do dini gjithmone si t’i menaxhoni te ardhurat tuaja.

Shigjetari
Do jeni ne humor te shkelqyer gjate kesaj dite dhe gezimin do ua transmetoni edhe te tjereve. Nese jeni ne nje lidhje keni per te kaluar vetem momente pozitive dhe te mbushura me gezim. Momentet pasionante shpesh do jene goxha te forta. Ne pune do dini si ta joshni dike dhe mbremja ka per te qene plot ngjyra. Rrahjet e zemres do shtohen si kurre ndonjehere me pare. Ne pune do i beni gjerat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgje. Gjithçka do ju ece perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse ne fakt gjendja nuk ka per te qene aspak e keqe.

Bricjapi
Mjaft sociale, sot nuk do e keni te veshtire te krijoni miqesi te reja. Do ndiheni plot hare e gezim. Nese jeni ne nje lidhje do jeni me demonstrues dhe do arrini ta beni partnerin te dashurohet edhe me shume me ju. Mbremja do jete plot kenaqesi edhe me te medha. Per beqaret pritet te ndodhe diçka shume e madhe dhe e bukur. Syte do shkelqejne dhe zemra do rrahe akoma me fort. Ne pune do jeni fleksibel dhe te gatshem te provoni edhe fusha te reja. Energjia nuk do ju mungoje per asnje moment. Ne planin financiar fati do ju shoqeroje gjate gjithe kohes keshtu qe nuk do perballeni me probleme.

Ujori
Sot do doni te beni çdo gje ndryshe dhe do i keni te gjitha mundesite per te rene ne sy. Nese jeni ne nje lidhje do dini te flisni me takt dhe diplomaci me partnerin dhe do arrini te merrni çdo gje qe deshironi. Diskutimet do jene te gjata dhe te ngrohta kurdohere. Beqaret do jene telepatike dhe ka mundesi te hedhin edhe hapa te gabuara. Ne pune çdo gje do varet nga strategjite qe do ndiqni. Po ecet me plane dhe po te jeni te drejte gjithçka do ju realizohet ne menyren me te mire te mundshme. Ne planin financiar mund te merrni nje mbeshtetje te madhe nga disa familjare dhe do beni investime me te medha.

Peshqit
Hena do ju shtoje imagjinaten gjate kesaj dite dh kjo gje do ju ndihmoje te zgjidhni disa veshtiresi qe keni pasur. Do jeni ne humor edhe me mire. Nese jeni ne nje lidhje do e kuptoni se nuk eshte gjithmone e rendesishme te jetosh me pasion per te qene i lumtur. Do merreni vesh me njeri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mire se bashku. Ju beqareve do ju ndodhe nje takim i papritur qe mbase nuk mund te çoje ne lidhje afatgjate, por emocionet do jene te fuqishme. Ne pune do mendoni te jepni doreheqjen dhe te filloni diçka tuajen. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta permiresoni situaten dhe nuk do i vini vetes asnje limit.


Like it? Share with your friends!