Do përballeni me një thashethem dëmtues! Kujdes! Horoskopi javor i Paolo Fox nga 8 deri më 14 prill 2024


Dashi

Është një javë në të cilën duhet të keni kujdes për marrëdhëniet tuaja me gratë me të cilat punoni. Ato mund të jenë koleget, menaxheret ose klientet tuaja. Shumë do të zgjedin një dhuratë për një vajzë apo një grua. Dashuria do të jetë shumë delikate, pasi ju ose partneri do të diskutoni mbi problemet e vjetra ose përvojat e kaluara. Java do të jetë e favorshme për t’u angazhuar në çështjet financiare. Gratë do të gëzojnë ngjarjet që lidhen me amësinë ose fëmijën.

Demi

Kjo është një javë në të cilën do të keni plane specifike dhe të rëndësishme të natyrës financiare. Për t’i realizuar ato ndoshta do të mbështeteni tek njerëzit që do takoni. Këtë javë do të duhet të mendoni seriozisht për shëndetin tuaj ose për shëndetin e një personi në familjen tuaj. Nuk ka arsye për t`u shqetësuar shumë, por do jetë nevoja për trajtim dhe terapi. Gjatë këtyre shtatë ditëve, paqëndrueshmëria juaj emocionale do t’ju bëjë shumë më të ndjeshëm ndaj veprimeve dhe fjalëve të njerëzve të tjerë. Nëse diçka nuk ndodh ashtu siç prisnit, jini të durueshëm, sepse e ardhmja do të sjellë diçka që do t`ju befasojë. Do diskutoni me një mik rreth një konflikti me dikë që përhap informacion të rremë për ju apo për dikë që njihni.

Binjakët

Këtë javë ju mund të surprizoheni nga mysafirët që vijnë nga një qytet apo vend tjetër. Do të përjetoni emocione të këndshme me ta, ose do të përjetoni kënaqësi nga puna që do të përfundoni së bashku (nëse vijnë për një qëllim të tillë). Gjatë kësaj kohe, disa prej jush do të përjetojnë një ndryshim të papritur lidhur me një pronë ose një shtëpi. Ëndrrat e mundshme janë të lidhura me të afërmit e vdekur që do t’ju japin mesazhe të rëndësishme për jetën tuaj. Këtë javë mos e shtyni zhvillimin e ngjarjeve që lidhen me realizimin e planeve ose ideve që mendoni se janë të rëndësishme për familjen tuaj.

Gaforrja

Kjo është një javë në të cilën do të keni mundësi të rifilloni një histori dashurie të lënë përgjysmë. Do të jeni të gatshëm të ktheheni në të kaluarën tuaj duke kërkuar një shpjegim të problemeve aktuale. Do të ishte mirë të mësoni nga përvoja e kaluar dhe të pranoni të tashmen. Këtë javë mund të keni probleme të vogla shëndetësore që lidhen me një person në familjen tuaj. Këto probleme do të gjejnë një zgjidhje të shpejtë. Këtë javë, shmangni kontaktet me autoritetet shtetërore ose ligjore për çështje që kanë të bëjnë me pronën tuaj personale ose pronën e një personi në familjen tuaj.

Luani

Këtë javë do të gëzoni për sukseset e jetës së një gruaje të afërt me ju. Do të bëni shpenzime të papritura. Do të mësoni gjëra interesante për jetën e një djali ose një të riu nga familja ose miqtë tuaj. Shmangni ngarkimin me pritshmëri të larta. Gratë do të kenë një javë të mirë për të krijuar një familje, për një martesë ose për ndryshime të tjera të rëndësishme. Të rinjtë duhet të ndjekin nga afër e me kujdes situatat me njerëz të shenjës së Bricjapit, Virgjëreshës ose Demit.

Virgjëresha

Nëse keni lindur nën shenjën e Virgjëreshës, kjo është një javë në të cilën do të bisedoni me miqtë e vjetër. Do të shkëmbeni informacion interesant dhe të dobishëm, do të planifikoni takime të ardhshme dhe më shumë. Do të jeni në gjendje të rivendosni marrëdhënien tuaj me një grua me të cilën keni përjetuar një mosmarrëveshje apo konflikt të pakëndshëm. Java do të jetë e favorshme për zhvillimin e angazhimeve tuaja profesionale, arritjen e rezultateve më të mira financiare dhe fitimin e të ardhurave nëpërmjet punës tuaj. Shumë do të udhëtojnë me fëmijë ose miq, për kënaqësi dhe për të vizituar vende interesante. Gratë në moshën 35 vjeç do të kalojnë një javë të veçantë në të cilën nuk duhet ta humbasin energjinë e tyre në konflikte. Meshkuj mbi 35 vjeç që kanë biznesin e tyre do të jenë në gjendje të gëzojnë fitime të mira.

Peshorja

Para jush është një javë në të cilën do të merrni lajme të mira për dikë. Më shumë gjasa ka të bëjë me një person me të cilin keni një marrëdhënie romantike ose familjare. Jini të kujdesshëm në lidhje me marrëdhënien tuaj me njerëzit e lindur nën shenjën e Demit, Bricjapit, ose Virgjëreshës, meqë mund të ketë keqkuptime, mosbesim, ose do të bëhen përpjekje për të manipuluar. Në fakt, marrëdhënia juaj me njerëzit e këtyre tri shenjave zodiake është shumë e rëndësishme për ju. Java do të jetë e favorshme për udhëtime dhe për rivendosjen e kontakteve me njerëz nga vende të ndryshme. Gjatë javës do të konsideroni zgjidhjen praktike të një problemi. Të rinjtë do të kenë një javë të mirë për të harmonizuar punët e tyre të dashurisë dhe për të rivendosur miqësitë e vjetra.

Akrepi

Këtë javë do të përjetoni një ndarje ose një situatë konflikti me fëmijën nëse jeni prind. Në përgjithësi, kjo javë do sjellë një lajm apo ngjarje të pakëndshme që lidhet me një fëmijë ose një të ri. Gjatë javës ju do të gëzoni stabilizimin e një njeriu dhe rimëkëmbjen e tij të favorshme pas operacionit ose ndonjë trajtimi tjetër. Gjatë javës do të ketë një mosmarrëveshje apo tension me një burrë të lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqve, që do të ketë lidhje me një dokument financiar ose me paratë. Gratë do të kenë një javë të mirë për dashuri dhe përvoja romantike. Meshkujt do të kenë një javë shumë të tensionuar, por me rezultate të mira dhe sukses. Mos i humbisni shanset tuaja në këto shtatë ditë.

Shigjetari

Është një javë e mirë për ju të punoni dhe të përmbushni angazhimet tuaja familjare. Këtë javë mos u angazhohni me ndryshime ose me marrjen e vendimeve të rëndësishme sepse do të keni tendencën të ndikoheni nga emocionet tuaja, të cilat shpesh do të ndryshojnë dhe do të krijojë një kaos të pakëndshëm në jetën tuaj. Kjo javë do t’ju habisë me një lajm të pakëndshëm për dikë që e njihni. Do të merrni lajme të papritura në lidhje me një person të lindur nën shenjën e Dashit, Shigjetarit ose Luanit. Gjatë këtyre shtatë ditëve zhvillim interesant do të ketë një marrëdhënie miqësore me një grua. Gratë do të krijojnë njohje të reja me njerëz nga distanca të ndryshme.

Bricjapi

Para është një javë në të cilën do të prisni të ardhura më të mira financiare në familjen tuaj ose do të zgjidhni një situatë të vështirë financiare. Kjo situatë ka gjasa të shoqërohet me një kosto të paparashikuar. Kjo do të jetë një javë e mirë për udhëtimet romantike dhe zhvillimin e korrespondencës virtuale romantike. Do të merrni një vendim për vendbanimin tuaj. Këtë javë, mbani një sy mbi lajmet që kanë të bëjnë me shtëpinë ose familjen tuaj. Probleme të natyrës financiare do keni me një Peshore, Ujor ose Binjak.

Ujori

Para jush është një javë që do kërkojë vëmendje shtesë në vendin e punës, në mënyrë që të mbroheni nga gabimet ose mosveprimet. Nëse keni biznesin tuaj, kini kujdes me dokumentacionin që do të procesoni ose me marrëveshjet e mundshme që do të bëni gjatë javës. Marrëdhënia mes brezave të ndryshëm, sidomos mes baballarëve dhe vajzave do të jetë e vështirë. Këto vështirësi mund të mos lidhen me konflikte, por me ngjarje të tjera komplekse. Java sjell përvoja interesante për gratë mbi 35 vjeç, të cilët në një farë mënyre do të shënojnë fundin ose fillimin e diçkaje të re në jetën e tyre.

Peshqit

Këtë javë do të përjetoni disa ngjarje të këndshme. Për disa prej jush, ato do të lidhen me para ose me një dokument financiar. Ju mund të shqetësoheni për shfaqjen ose zhvillimin e një problemi shëndetësor për dikë në familjen tuaj. Çdo gjë do të ndodhë shumë shpejt dhe do të ketë zhvillime të papritura. Gjatë javës do të kënaqeni nga takimi me një mik të vjetër.


Like it? Share with your friends!