Do të kurseni më shumë para nëse…!/ Horoskopi i Paolo Fox 23 prill 2023


Dashi

Nëse nuk dini ç?drejtim të merrni me karrierën tuaj, flisni me dikë që është profesionist. Një këshillues mund t?ju ndihmojë të përcaktoni se cila punë është më e mirë për ju. Ndoshta keni nevojë për disa goditje për të kuptuar pikat e dobëta dhe të forta. Disa sugjerime do t?j surprizojnë. Do të jetë diçka e mirë. Mos trokisni në një kompani pa bërë më parë disa këkrime për të. Puna në një organizatë kulturore, edukuese ose spirituale do të ishte diçka e mirë për ju. Edhe një pozicion në industrinë e shërbimeve do t?ju bënte të ndiheshit mirë.

Demi

Lëreni mënjanë ndikimin e familjes mbi ju. Njohja e miqve që do të ndajnë interesat tuaja kreative, do t?ju fuqizojë. Do të jetë e dobishme të komunikoni me njerëz që admirojnë veprat tuaja. Do t?ju inkurajojnë të zhvilloni talentin tuaj dhe të kërkoni një punë kuptimplotë. Të afërmit dhe familjarët nuk do të jenë shumë dakord me planet tuaja. Ata do të përpiqen t?ju shtyjnë të mos ndërmerrni një risk. Në vend që t?u tregoni për qëllimet tuaja, mbajini larg tyre. Në këtë mënyrë do të vazhdoni me projektet tuaja pa u shqetësuar se ç?do të thonë të tjerët.

Binjakët

Puna po ndërhyn shumë në jetën tuaj personale. Edhe nëse jeni në prag të një arritjeje profesionale, duhet të ndryshoni fokusin tuaj. Kushtojini kohë cilësore mikut ose partnerit tuaj. Në vend që të shpenzoni shumë kohë në zyrë, shkoni herët në shtëpi. Gatuani darkën së bashku. Bëni një shëtitje në park ose shkoni në shtrat herët bashkë. Bëni gjithçka për të rivendosur lidhjet tuaja. Jeni dikush në kërkim të dashurisë? Mund ta gjeni tek dikush me një begraund tjetër kulturor.

Gaforrja

Ballafaqimi me publikun do të jetë sfidues. S?ka rëndësi sa fort përpiqeni për t?i krijuar kushte komode një personi të pakënaqur, ai përsëri do të vazhdoj të ankohet. Nuk do të jetë situatë fitimtare për ju. Pasi t?ju propozoni një tërësi zgjidhjesh, tërhiquni. Paraqisni një ankesë zyrtare. Përgatisni një dosje dhe kopsiteni si duhet për sigurinë tuaj. Nuk ka asnjë arsye pse ta lejoni veten t?i nënshtroheni abuzimit. Njerëzit  që do të dëshmojnë për krah jush, do t?ju mbrojnë si duhet.

Luani

E vetmja mënyrë për të fituar resurse, është t?i kërkoni ato. Ndoshta do të jetë e nevojshme të konsultoheni me një zyrtar para se ndërmerrni një hap. Është një nga ato situata, kur edhe pse oraret tuaja do të jetë shumë të ngjeshura, duhet të takoni dikë sepse nuk keni zgjidhje tjetër. Qëndrimi i heshtur do të bëjë që kërkesat tuaja të rrjedhin nëpër të çara dhe të zhdukemi. Mos harroni që keni një afat, kështu që duhet të veproni nën presion.

Virgjëresha

Rezistojini tundimit për të monitoruar çdo lëvizje të të dashurit tuaj. Të tregoni besim në aftësitë e tij, do ta inkurajojë. Do të ketë vetëbesim më të lartë dhe do të jetë më i guximshëm. Për ju kjo ëhstë një perspektivë e frikshme. Fakti që i dashuri juaj është duke ecur në rrugën e riskut, ju mbush me frikë. Ajo që nuk kuptoni është se duke i mbrojtur, më shumë do t?u bëni keq se sa mirë. Mjaft e privuat nga përvojat e vlefshme të të mësuarit. Lëreni të bëjë gabime dhe t?i korrigjojë ato.

Peshorja

Një gabim padashje do t?ju sjellë shumë vëmendje të padëshiruar. Në vend që të përpiqeni ta fshihni këtë çështje nën rrogoz, më mirë merrni përgjegjësitë. Kur shefi juaj të kuptojë që keni më shumë nevojë për ndihmë, do të bëjë gjithçka që është e mundur për t?ju krijuar kushtet. Pranoni këtë ofertë me mirënjohje. Do të krijoni bazat e duhura për të bërë punë të mira. Nëse jeni pa punë, do t?ju duhet kohë për të arritur një pozicion të qëndrueshëm. Vazhdoni të dërgoni aplikime. Një nga shigjetat tuaja do të godasë në objektiv.

Akrepi

Përpjekjet për të fituar afeksionin e dikujt do të dështojnë. Ju meritoni të duheni për atë që jeni, jo për atë që mund të blini. Nëse dikush po ju shtyn për të blerë një dhuratë të shtrenjtë, shpjegojini se nuk do ta blini. Mos lejoni emocionet të ndërhyjnë në bisedë. Sa më të qetë të jeni, aq më lehtë do ta përballoni. Po njiheni me dikë? Mendohuni dy herë para se të përfshiheni në një lidhje serioze. Mund të bëni shumë më shumë.

Shigjetari

Të qëndroni të mbërthyer pas të kaluarës po ju krijon probleme. Nëse do të përmbushni potencialin tuaj, duhet të largoheni nga një marrëdhënie esë kaluarës. Mund të keni qenë të dashuruar, por ka përfunduar.  Kjo nuk do të thotë që duhet të rrini përgjithmonë vetëm.  Më shumë mundësi keni përpara, mjafton të kërkoni për to. Besnikëria më  e madhe duhet të jetë ndaj vetes suaj.

Bricjapi

Duket sikur të tjerët po përpiqen të përfitojnë prej jush. Dikush që ju bën gjithmonë pyetje personale, duhet ta mbani në distancë. Në të vërtetë, po përballeni me një person i cili pretendon se po kujdeset për ju, por në të vërtetë shpërndan thashetheme. Qëndroni pranë atyre që ju kanë qëndruar besnikë prej kohësh. Karakteri i vërtetë zbulohet me kohën.

Ujori

Jeni të shqetësuar rreth faktit  se si do ta përballoni të ardhmen nga pikëpamja financiare. Kjo është arsyeja pse duhet të kultivoni aftësi të të kursyerit. Gjithashtu bëni mirë të aplikoni për një punë në një fushtë që jep fryte. Mos u shkëpusni nga studimet asnjëherë me idenë për të fituar më shumë. Sa më shumë të specializoheni, aq më të mira do t?i keni mundësitë dhe nuk do të jetë e nevojshme të shpenzoni gjithë ditën tuaj për një pagë që ja vlen.

Peshqit

Po përballeni me një oponencë serioze në karrierën tuaj. Në kushtet që jeni aktualisht, nuk keni mundësi të përparoni. Kjo është arsyeja pse duhet të kërkoni një mundësi më të mirë. Ndoshta do t?ju duhet të bëni disa studime master për një diplomë më të avancuar. Ose të punoni fort për të marrë një licensë. Mund t?ju duhet edhe të lëvizni në një qytet tjetër për të filluar punën që doni. Jini të hapur ndaj ndryshimeve radikale. Ëndrrat më të mëdha kërkojnë gjithmonë një element të sakrificës.


Like it? Share with your friends!