Do të prehet në kështjellën Windsor! Detaje nga ceremonia mortore e Princ Philip


Princi Philip, Duka i Edimburgut dhe bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II, do të varroset sot në Pallatin Windsor në atë që do të jetë një ceremoni e vogël familjare për shkak të kufizimeve të Covid-19.

”Varrimi do të fillojë në 14:40 me arkivolin që largohet nga kështjella, pasuar nga një marshim funerali dhe një minutë heshtje në të gjithë vendin”, sipas Pallatit Buckingham.

Në përputhje me rregulloret shëndetësore aktualisht në fuqi në Angli, vetëm 30 të ftuar do të marrin pjesë në ceremoni, shumica prej tyre anëtarë të familjes mbretërore.

Mbretëresha Elizabeth II, katër fëmijët e çiftit, tetë nipërit, mbesa dhe nipi i Mbretëreshës dhe tre kushërinjtë e saj do të jenë të vetmit të pranishëm.


Like it? Share with your friends!