Drejton mjetin në gjendje të dehur, pranga shoferit


Një drejtues mjeti ka përfunduar në pranga të policisë, pasi ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur në timon.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., banues në Sukth, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!