“Dua atë që më takon, të më japin lekët të filloj punimet”. Denoncimi i qytetarit nga Shijaku, Shpëtim Dollaku: Kam bërë vetëm letra, por asnjë kokërr lek nuk kam marrë


Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ishte në Shijak ku u njoh me problemin e Shpëtim Dollakut, kryefamiljari i familjes prej 4 anëtarësh që u godit nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Edhe pse banesa e dëmtuar e Shpëtim Dollakut në qytetin e Shijakut është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti. Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, u njoh me shqetësimin e kryefamiljarit të cilit, edhe pse bashkia e kishte detyruar që letrat e tërmetit t’i bënte me shpenzimet e tij, përsëri nuk i japin dëmshpërblimin që i takon. Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.

Shpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.

 


Like it? Share with your friends!