Dua Lipa tërbon sërish serbët: Dua të flas me krenari për rrënjët e mia


Dua Lipa shkaktoi reagime të shumta në rrjet, teksa publikoi hartën e trojeve etnike shqiptare shoqëruar me përshkrimin e fjalës “autokton”. Duket se për reagimin e madh që ka hasur ky postim, Dua ka vendosur të japë sqarime.

 

“Postimi im paraprak nuk ka pasur asnjëherë qëllim të nxisë urrejtje. Më pikëllon dhe më nervozon që postimi im qëllimisht është keqinterpretuar nga grupe dhe individë që promovojnë ndarje etnike, diçka që unë e përjashtoj tërësisht.

 

Sa herë postoj për Kosovën, rrjetet e mia cmenden edhe nëse është diçka e gëzueshme si ushqimi apo muzika dhe unë ballafaqohem me furinë e rezistencës ndaj kulturës autentike kosovare. Ne të gjithë e meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe prej nga vimë. Unë thjesht dua që shteti im të përfaqësohet në hartë dhe të jetë e mundur që të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe atdheun tim.

 

Unë inkurajoj secilin që të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”. Këtë shkrim Dua e ka bërë në ngjyrë të kuqe dhe pas i ka lënë sfondin e zi. Sigurisht që kjo nuk mund të jetë rastësi.


Like it? Share with your friends!