Duhet te prisni daten 18 Shkurt per surpriza/Horoskopi i detajuar per javen e dyte 14-21 Shkurt 2021


Dashi

Sido që t’iu vijnë gjërat këtë javë mundohuni të thoni fjalën e mirë dhe të tregoheni me optimistë. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa e tensionuar. Debatet do jenë të mëdha dhe asnjëri prej jush nuk do tolerojë. Tregohuni më të kujdesshëm me ato që do thoni në mënyrë që të mos prishni qëndrueshmërinë. Për ju beqarët zemra do ketë prioritet mbi arsyen. Do shkëlqeni dhe do përjetoni emocione të paimagjinueshme. Për financat do kujdeseni më shumë dhe do pakësoni shpenzimet. Situata paraqitet e mirë. Për sa i përket shëndetit, do ketë edhe momente kur do ndiheni të lodhur, por do rikuperoheni shpejt. Këmbëngulja dhe entuziazmi në punë do admirohen nga të gjithë.

Demi

Do jeni të padëgjuar këtë javë dhe duke dashur t’i bëni gjërat sipas mendimit tuaj edhe mund të gaboni. Nën ndikimin mjaft negativ të Plutonit, ju që keni një lidhje do kaloni një periudhë të tensionuar. Mundohuni t’i rregulloni gjërat para se marrëdhënies t’i humbasë shkëlqimi. Komunikoni më shumë me njëri-tjetrin. Gjetja e partnerit ideal do kthehet në një fiksim të vërtetë për ju beqarët. Mundohuni të bëni dallimin midis personave dhe mos u joshni nga pamja e jashtme. Për të mos pasur pro bleme me buxhetin do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit parashikuar. Tregohuni shumë të kujdesshëm. Sipas horoskopit, shëndeti nuk do ketë ndonjë pro blem të madh, por gjithsesi ju duhet të merrni disa masa. Në punë do jeni shumë kreative dhe do filloni projekte interesante.

Binjakët

Hidheni pak krahëve të shkuarën e hidhur këtë jave dhe ecni përherë me skema. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje me partnerin sepse sjellja e tij do iu duket e papranueshme. Do kishit preferuar që ai të tregohej më i hapur me ju. Më në fund, falë mbështetjes së Venusit edhe ju beqarët do mund të takoni personin ideal. Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht. Edhe me financat do keni shumë fat. Buxheti juaj do të rritet mjaft dhe kjo do iu lejojë të bëni pak më shumë shpenzime. Falë mbështetjes së Marsit dhe Venusit tek shëndeti, nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Merruni edhe me pak sport. Në punë do jeni të vendosur të realizoni të gjitha objektivat dhe do ia dilni mbanë me sukses.

Gaforrja

Po nuk u nxituat çdo gjë do ju ecë mirë këtë javë. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Toleroni dhe mos kërkoni asgjë të pamundur sidomos në disa çaste delikate. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse vetëm ashtu do mund të gjeni personin më të përshtatshëm dhe do mund të ndryshoni status. Financat do jenë të dobëta prandaj shmangni çdo lloj investimi apo transaksioni. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se më parë megjithatë nuk do mundojnë disa shqetësime të vogla si dhimbje koke apo barku. Për punën do jetë një javë tejet ë vështirë. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget dhe duke dëgjuar këshillat e familjareve do arrini atje ku doni.

Luani

Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolege do ju mbështesin fort.

Virgjëresha

Priten goxha vështirësi këtë javë dhe shpesh do ndiheni si të hutuar. Nëse keni një lidhje do konfliktoheni ashpër me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush sa do vijë e do përkeqësohet. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidheni në krahët e personave të papërshtatshëm. Financat do përmirësohen furishëm dhe vetë do habiteni për ato që do ju ndodhin. Gjithçka do ndryshojë falë një trashëgimie që do merrni. Shëndeti do jetë më i mire së një javë më parë. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në punë do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do ndiheni gati për të ndërmarrë sfida të reja.

Peshorja

Kjo do jetë një janë intensive për ju dhe e mbushur me dinamizëm. Do i keni idetë edhe më të qarta për të ecur para në çdo fushë. Ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit do kaloni një javë shumë të këndshme pranë partnerit. Ambienti do jetë pasionant dhe do bëni edhe projekte mbi të ardhmen. Ju beqarët do jeni sharmante. Të qenit edhe realistë do iu bëjë të zgjidhni personin e duhur. Asnjë planet nuk do ndikojë në planin tuaj financiar dhe nuk do keni pro bleme. Gjithsesi ndiqni këshillën e Jupiterit që iu sugjeron të ulni shpenzimet. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer dhe ju do ndiheni mirë. Sipas horoskopit, në punë do jeni shumë punëtorë dhe do arrini atje ku keni dashur. Suksesi do jetë i sigurt.

Akrepi

Mos lejoni askënd t’iu imponojë të vëni diçka këtë javë dhe bëni ato që do ndieni. Nën influencën e Marsit, partneri do tregohet mjaft arrogant ndonjëherë dhe kjo mund ta përkeqësoje lidhjen tuaj. As ju dhe as ai nuk do bëni lëshime. Venusi do të favorizojë takimet për ju beqarët. Njihuni më shumë dhe në fund vendosni për të duhurin. Financat nuk do jenë të këqija, por Plutoni do iu shtyjë të shpenzoni më shumë sesa duhet. Mos mendoni vetëm për të tashmen. Shëndeti do filloje të përmirësohet dita ditës dhe në fund të javës do jeni në gjendje shumë të mirë. Hëna do iu bëjë të mos i mendoni shumë gjërat në punë. Nëse iu duhet të merrni një vendim me rëndësi prisni edhe disa javë.

Shigjetari

Perspektivat janë goxha të mira për këtë javë. Më në fund mund të bëni edhe ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë me shumë diell. Do kaloni disa momente të paharrueshme pranë partnerit. Më mirë mos e privoni veten nga asgjë. Falë nxitjet nga të gjithë planetët, ju beqarët do provoni emocione të forta të cilat as që i kishit menduar më parë. Do jeni shumë joshës. Situata financiare do të stabilizohet aq shpejt saqë edhe ju vetë do të habiteni. Për sa i përket shëndetit, vërtet do mbroheni nga Venusi, por përsëri duhet të tregoheni edhe vetë të kujdesshëm. Mund të keni prob leme me tretjen. Në punë do ndodhin disa gjëra shumë të veçanta të cilat do lënë gjurmë përgjithmonë.

Bricjapi

Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë gripi sezonal. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.

Ujori

Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet pro blematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.

Peshqit

Këtë jave nuk duhet të jeni të ashpër me veten tuaj dhe nuk duhet t’i tregoni askujt pikat e dobëta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës në të njëjtën linje me partnerin dhe do bëni më të mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët duhet të silleni sa më natyrshëm dhe të mos thurni gënjeshtra për të tërhequr dikë. Vetëm ashtu mund të keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet goxha sepse më në fund do ju aprovohet një rritje page që keni kërkuar prej kohësh. Shëndeti nuk do ketë pr obleme të mëdha, megjithatë duhet të mësoni të menaxhoni stresin. Në punë do ketë goxha turbullira, po në fund të javës do arrini çdo gjë që keni dashur.


Like it? Share with your friends!