Duma: Rama, në kulmin e krizës vendos prioritet incenratorët dhe jo shqiptarët në krizë të thellë


Vetëm pak ditë më parë Edi Rama, qeveria, ka paguar 2 (dy) milionë euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.

Deri sot janë paguar plot 75 (shtatëdhjetë e pesë) milion euro për të ashtuquajturët inceneratorë që as nuk ekzistojnë.

Dy 2 milion euro, në këto ditë të vështira, ditë të zeza për shpenzimet e shqiptarëve, ku seicili ka nevojë për ndihmë financiare të drejtëpërdrejtë, ndërsa Edi Rama çirret e ulëret se s’ka para, para paska për çfarë,  për inceneratorët.

Para ka, po para ka, por ato vidhen.

Vidhen dhe më pas i nxjerrin jashtë Shqipërisë e i fshehin në parajsa fiskale.

Pas muajsh pandemie dhe pas vitesh krize ekonomike, shqiptarët meritojnë më shumë se cdo moment ti jepen para nga taksat e tyre, që mos falimentojnë plotësisht.

Cfarë bën Edi Rama?!  Jep 2 milion euro për inceneratorët.

Ky është prioriteti, inceneratorët?!!

Ky është proriteti kur mjekët gënjehen se do merrnin shpërblimn e pandemisë dhe marrin thuajse asgjë në raport me punën,

Ky është prioriteti inceneratorët?! Kur mësuesit punojnë me tre turne dhe nxënësit shpenzojnë përditë për maska e mjete mbrojtëse ndërsa bëjnë vetëm dy oër mësim.

Ky është prioriteti?  Kur pensionistët që s’blejnë dot as ilaçet,  tani shpenzojnë edhe më shumë për të dalë në rrugë të mbrojtur nga pandemia.

Prioritet është të sigurohen maska per gjithe dimrin për  1(një)  milionë shqiptarë, dhe këtë duhet të bënte qeveria.

Prioritet është të japësh  bonus prej 1000 euro 2 mijë biznese të vogla dhe  këtë mund të bënte me 2 milion euro.

Prioritet është ushqimi i 2500 familjeve  që kanë humbur vendin e punës, të cilët mund të marrin nga 16 mijë lekë (të reja) në muaj për 6-muajt e ardhshëm.

Me 2 milion euro mund të jepej bonusi mujor prej 2 mijë lekësh (të reja) për më shumë se 20 mijë pensionistë

Këto do të bëntë çdo qeveri që qeveris në të mirë të vendit të vet. Vetëm këtë nuk bën e smund të bëjë asnjëherë Edi Rama.

Për ne, për Partinë Demokratike,  vendimi i  Edi Rames për të çuar paratë e taksave të rritura jo tek shqiptarët, por tek 5 njerëz, është kriminal.

25 Prilli do të shënojë fillimin  e fundit  të pandëshkueshmërisë, duke nisur në krye të radhës me pergjegjesin e parë të krizës, Edi Ramën.


Like it? Share with your friends!