Durim e qetësi, ditë e mirë për lidhje të reja, jeta në çift me surpriza/ Zbuloni çfarë thotë horoskopi për ju


DASHI
Fale mbështetjes se Uranit, marrëdhënia juaj ne çift do jete e ngrohte dhe nuk do keni asnjë ankese pe rate qe keni ne krah. Beqaret do entuziazmohen pafund nga një takim qe do realizojnë dhe do mendojnë seriozisht për te filluar një lidhje. Me financat duhet sa me shume maturi. Nëse keni për te marre vendime te rëndësishme, me mire këshillohuni njëherë me miqtë.

DEMI
Jeta juaj ne çift do privilegjohet gjate kësaj dite dhe pasioni do ndizet flake. Çdo çast me partnerin do jete i bukur. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te kërkuar dashurinë sepse ka çështje te tjera te rëndësishme qe iu marrin shume kohe. Financat nuk do jene aq te këqija sa ju i mendoni. Me pak me shume durim dhe përkujdes mundet ta përmirësoni edhe me shume situatën.

BINJAKET
Ju çiftet do kaloni ore plot pasion sot dhe do doni qe dita te mos ketë një fund. Te gjithë do iu kenë zili dhe do duan te përjetojnë emocione si ju. Beqaret me mire t’i marrin gjerat sa me shtruar ne mënyrë qe te mos gabojnë. Ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar, fale mbështetjes se Saturnit, do arrini ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete se me pare.

GAFORRJA
Gjate kësaj dite do përjetoni ndjesi te forta për partnerin tuaj dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Ai nga ana tjetër do jete i veprave dhe do iu surprizoje kur te mos e prisni. Beqaret do kenë ne dite mjaft intensive dhe do realizojnë plot njohje te reja. Ne planin financiar Dielli do ketë ndikim te madh. Ai do ua ndriçojë idetë dhe do iu beje me te logjikshëm për shpenzimet.

LUANI
Sot do arrini ta bindni partnerin për idetë qe keni dhe ai do iu besoje verbërisht. Mundohuni qe mos e lëndoni sepse po ndodhin kjo shume shpejt do vije edhe fundi. Beqaret do jene specialiste te joshjes dhe nuk do e kenë te vështirë te joshin këso qe do i vene syrin. Hëna do jete planeti qe do nxite përmirësimin e te ardhurave. Nuk keni për te pasur asnjë lloj problemi ne këtë sektor.

VIRGJERESHA
Do tregoheni shume te sinqertë me partnerin tuaj dhe do tregoni edhe gabimet qe keni bere. Ai do jete ne humor te mire dhe i gatshëm për t’iu falur. Ne mbrëmje do ndiheni mire pranë njeri-tjetrit. Ju beqaret nuk duhet te prisni ndonjë ngjarje te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha me te mira. Do ndiheni te qete sa here te shpenzoni dhe nuk do e ndrydhni me veten.

PESHORJA
Nëse nuk jeni tolerante gjate kësaj dite, marrëdhënia ne çift mund te ketë probleme dhe tronditje te njëpasnjëshme. Nuk duhet me te mendoni vetëm për te mirën e vetes. Beqaret mire është te reflektojnë gjate para se te hedhin hapa sepse mund te lëndohen pamase. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe nuk do ju dalin aspak te papritura te pakëndshme.

AKREPI
Dite e bukur dhe e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do arrini t’i shprehni me hapur ndjenjat dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqaret duhet te ndjekin intuiten pasi ajo do i çojë ne rrugën e duhur. Ata qe e bëjnë këtë do e ndryshojnë shpejt statusin. Ne planin financiar here pas here do keni edhe turbullira, por kjo nuk do te thotë qe duhet ta lëshoni veten dhe te vuani.

SHIGJETARI
Sot nuk do ketë aspak surpriza ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet t’i merrni gjerat sa me shtruar. Mundohuni te mos thoni as fjale te pamenduara qe mund ta lëndojnë atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë disa takime te këndshme, por do preferojnë te mos hedhin menjëherë hapa. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni dhe keni për te pasur një gjendje te qëndrueshme.

BRICJAPI
Ne planin sentimental, përmirësimet e nisura kohet e fundit do vazhdojnë edhe me tej. Do jeni edhe me te afërt me partnerin tuaj dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret nuk do dine si te joshin dhe do mbeten serish me te njëjtin status si me pare. Financat do mbeten delikate dhe nuk do arrini dot te kryeni as investimet me te nevojshme. Mos u mendoni dy here për te pranuar mbështetjen e te afërmve.

UJORI
Sot do ndiheni me te sigurte për te hedhur hapa me tej ju te dashuruarit dhe do jeni te bindur se ai qe keni ne krah është i duhuri për te kaluar jetën. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por mundësitë për takime do jene shume interesante. Ne planin financiar do jeni shume me te arsyeshëm dhe nuk do jete e nevojshme te kërkoni mbështetje nga familjaret.

PESHQIT
Te dashuruarve zemra do ju rrahe me fort se kurrë me pare. Çdo problem i ditëve te fundit do zgjidhet me qetësi dhe durim. Nëse jeni ende ne kërkim te dashurisë se madhe, planetët do favorizojnë takimet, por jo krijimet e menjëhershme te lidhjeve. Me financat nuk keni për te pasur probleme dhe vështirësi sepse kohet e fundit keni ditur si t’i hidhni hapat me kujdes.


Like it? Share with your friends!