Shumë qytete të vendit, kanë kaluar sot orë të tëra pa energji elektrike. Gjithçka mësohet se është shkaktuar si pasojë e një avarie, në Sistemin e Transmetimit të Energjisë, avarie e cila është zgjidhur pas disa orësh. Në qytetin e Durrësit, energjia është ndërprerë në orën 8:30 dhe ka nisur të rikthehet në lagje të ndryshe të qytetit, pas orës 11:00. OST, njoftoi për avarinë, me anë të një njoftimi
Njoftimi:
Si pasojë, kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.
Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i #OST të nënstacioneve në këto zona