E akuzuar për mashtrim/ Kush ishte 39-vjeçarja greke që kerkohej nga interpoli, por banonte në Vlorë


39-vjeçarja greke ka rënë në prangat e policisë Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Arrestimi provizor i saj u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Greqisë.

39-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës, Greqi, me vendimin e datës 06.03.2017, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal grek. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Greqisë.

 


Like it? Share with your friends!