E PABESUESHME/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, portierja luan SHTATZËNË!!! Në fund të gjitha i vënë dorën te barku: Luajtëm 12 vetë


Shoqet e skuadres i vendosin doren te barku portieres kampione

Një histori e pazakontë kjo e portieres së Vllaznisë e cila ka luajtur duke qenë shtatzënë.

Vllaznia për femra fitoi ditën e sotme në finalen e Kupës 4-0 ndaj Apolonisë. Skuadra e vajzave shkodrane konfirmoi edhe njëherë tjetër që në kampionatin për femra nuk ka rivale. Pas fitimit të titullit kampion, Vllaznia fitoi edhe kupën. Trofeu në këtë finale u ngrit nga portierja Ardiola Raxhimi dhe jo pa arsye. Në një prononcim për “ShkodraSport”, ajo zbulon se është shtatëzënë.

Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim. Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatëzënë dhe prandaj gëzimi është edhe me i madh. Jam shume e lumtur per kete gje por premtoj se vitin e ardhshem do te jem sërish ne fushe për të fituar të tjera trofe me Vllazninë”.

Në fund të ndeshjes shoqet kanë vrapuar për ta uruar duke i vendosur dorën te barku.

Kujtojmë se sipas rregullores sportive, kur je shtatzënë, mund të luash deri në muajin e tretë.


Like it? Share with your friends!