E tmerrshme! Të burgosurit pasi marrin peng garidianin, e rrahin dhe e therin (Video)


Të burgosurit në një burg në Oklahoma City kanë marrë peng gardianin, duke e rrahur dhe therur disa herë me thikë, ku pas ndërhyrjes së policisë, njëri prej të dyshuarve është qëlluar për vdekje.

Pamjet janë filmuar gjatë 27 marsit në qendrën e paraburgimit në Oklahoma, ku shihet se si i burgosuri Curtis Montrell Williams, 34 vjeç qëllohet me armë, teksa i mbante thikën në qafë gardianit Daniel Misquez.

Misquez, i cili ishte marrë peng për rreth një orë, shihet në kamerat e sigurisë duke u goditur në kokë dhe therur disa herë në këmbë nga një i burgosur tjetër.

Ata spërkatën gardianin me spraj, e gjithçka filloi pas ankesave të burgosurve për kushtet në burg, me pretendimin se nuk kanë ujë të pijshëm dhe ushqim.

Dy zyrtarët policorë që qëlluan Williamsin, janë identifikuar si Coy Gilbert dhe Kevin Kuhlman. Që të dy janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve.

 

Jashtë burgut kanë shpërthyer protestat duke kërkuar që të shkarkohet stafi drejtues i burgut, teksa familjarët e Williamsit kanë pretenduar se ai u vra pasi kërkonte kushte më të mira në burg.

 

Grupi privat në Facebook

 


Like it? Share with your friends!