Efektet e Forta Tek Shëndeti i Trurit – Studimi Ngre Alarmin Për Personat që Kanë Kaluar Covid-19


Të paktën një e treta e personave që kanë kaluar COVID-19 trashëgojnë simptoma afatgjata të çrregullimeve të shëndetit mendor, thuhet në një studim të ri të publikuar të martën.

Studimi zbuloi se brenda një harku kohor prej gjashtë muajsh, 34 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 janë diagnostikuar me një lloj çrregullimi neurologjik ose psikologjik, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Lancet”.

Diagnoza më e zakonshme ishte ankthi, e detektuar në 17 për qind  të rasteve që janë trajtuar për COVID-19, e më pas çrregullime të humorit në 14 për qind të pacientëve.

Studimi gjithashtu zbuloi se efektet anësore nervore ishin më të rënda tek pacientët që kanë vuajtur nga forma më të rënda të virusit.

Rezultatet e studimit janë mjaft të rëndësishme pasi mund të ndihmojnë sistemin shëndetësor të vazhdojë të ndihmojë të mbijetuarit nga virusi.

COVID-19 si sëmundje mendore

Ky është studimi më gjithëpërfshirës i këtij lloji ku janë përdorur të dhënat elektronike të më shumë se 236 mijë pacientëve, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarët vunë re se pacientët që kanë pasur COVID-19 kishin një rrezik 44 për qind më të lartë për të pasur sëmundje psikike krahasuar me persona që thjesht kanë kaluar gripin, si dhe kishte rreth 16 për qind më shumë gjasë që ato të përjetonin këto pasoja krahasuar me pacientë të sëmundjeve të tjera të infeksioneve të rrugëve pulmonare./Burimi:EuroNews

 


Like it? Share with your friends!