Ekskluzive/ Ismail Kadare mesazh për zgjedhjet e 25 prillit: Të mos vuajnë nga komplekset se është një komb çapaçulësh”, por të rrespektojne veten e tyre


I madhi Ismail Kadare ka dhënë një mesazh shqiptarëve, 2 javë para zgjedhjeve. Duke qëndruar mbi palët dhe pa u përfshirë politikisht, Kadare, ka kërkuar që secili të respektojë ndërgjegjen e vet.

Postimi i plotë

“Unë do të doja që shqiptarët ta respektojnë kombin shqiptar e te mos vuajne nga komplekset që është një komb çapaçulësh. Shqiptarët po te duan ta respektojne veten e tyre, ndergjegjen e tyre, token e tyre, kombin e tyre, te respektojne te gjitha ato shenja qe ky komb ka qenë i aftë, përpara botës.”

Ndërsa ka folur për jetën nën shtrëngim, ai u ndal edhe te liria, si pergjegjësi e autorit.

“Liria është po kaq bezdisëse ndonjëherë sa edhe robëria. Dhe e vë në provë shkrimtarin. Shkrimtarët e mëdhenj janë ata që nuk abuzojnë kurrë me lirinë e tyre dhe aty dallohen nga shkrimtarët e vegjël ose konformoistë që bien pre e lirisë dhe i përulen asaj.”

 

Kadare në librin e fundit “Kohë për rrëfim. Dialog me Alda Bardhylin” rrëfen detaje të jetës së tij që nga fëmijëria, kohët e vështira, të jetuarit jashtë kohës dhe atmosferën në të cilën shkroi veprat e mëdha.

 

 

 


Like it? Share with your friends!