“Emri i tij është bërë një markë tregtare”/ Zbulohet shuma e majme që fiton Devid Bekam çdo ditë


Si futbollist, Devid Bekam ka fituar shuma të mëdha parash, por kjo duket se nuk është asgjë në krahasim me paratë që fiton sot. Nga të dhënat e publikuara së fundmi nga mediat prestigjioze, ylli anglez, arkëton plot 55 mijë euro çdo ditë. Por si është e mundur kjo gjë?

 

Bekam nënshkroi një kontratë vjetore me vlerë 20 milion euro. Sipas kësaj marrëveshje, ai është i detyruar të përdorë një parfum të caktuar sa herë që del nga shtëpia, të vendos orë të një kompanie të caktuar dhe të veshë veshje të një marke.

“Devid Bekam është një yll ndërkombëtar dhe emri i tij është bërë një markë tregtare”, thuhet në kontratë e firmosur nga ish-futbollisti i cili tashmë është pronar i klubit Inter Majemi.

45-vjeçari kohët e fundit zgjeroi biznesin e tij në Maserati, duke u bërë ambasador, dhe gjithashtu konfirmoi se do të luante në serinë e Disney, për të cilën ai nënshkroi një kontratë miliona dollarëshe.

Sidoqoftë, jo gjithçka është si një përrallë në shtëpinë e Bekamit, pasi e kaluar u desh të paguante 25 milion euro për një apartament në Florida.

Sipas raporteve të mediave, bashkëshortja e tij, Viktoria Bekam ka akumuluar një borxh prej 50 milion euro që nga viti 2008. Firmat e auditimit kanë paralajmëruar se humbjet mund të jenë shumë më të larta, por ajo deri më tani ka këmbëngulur për të mbajtur gjallë kompaninë, shkruan “prudentpressagency.com”.

PANORAMASPORT.AL

 


Like it? Share with your friends!