Enea Koliçi largohet nga Skënderbeu, i bashkohet klubit të Gjilanit


Enea Koliçi është larguar nga Skënderbeu dhe i është bashkuar skuadrës së Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës.

Portieri pogradecar është larguar kështu pas 5-së viteve në Kategorinë Superiore ndërsa më parë ka luajtur edhe në Greqi aty ku nisi karrierën me Iraklis.

Në njoftimin e klubit kosovar shkruhet se “Koliçi ka përvojë të madhe si futbollist, pasi më parë ka “siguruar” portat e shumë skuadrave në Greqia dhe Shqipëri.

Në Shqipëri Koliçi ka mbrojtur portën e Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut ndërsa në Greqi veçse me Iraklis ai ka luajtur edhe me Olimpiakos dhe Volos.

Prezantimi i futbollistit të ri të skuadrës kuqebardhë do të bëhet gjatë ditëve në vijim.


Like it? Share with your friends!