Erion Veliaj infektohet me COVID-19


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është infektuar me koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryebashkiaku përmes një postimi në “Twitter”, ndërsa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Veliaj shprehet se tashmë ai do të punoj nga shtëpia, ndërsa iu bën apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID. “Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ?? Mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, shkruan Veliaj.


Like it? Share with your friends!