Është koha të mendoni disa strategji për të rritur të ardhurat tuaja pasi..!/ Horoskopi për ditën e diel 31 mars 2024


Dashi
Me paratë jeni ngushtë. Është koha të mendoni disa strategji për të rritur të ardhurat tuaja. Mund të ndiqni një qasje më fitimprurëse në punë, të ndërprisni shpenzimet e panevojshme ose të ndryshoni stilin tuaj të jetës. E rëndësishme juaj është që të ardhurat tuaja të rriten. Keni një zakon të keq sepse bëni blerje impulsive. Sa më shpejt të ndaloni këtë sjellje, aq më të sigurt do të jeni. Prisni pak kohë dhe mos blini menjëherë diça që ju tërheq.

Demi
Keni fuqi të jashtëzakonshme për të drejtuar. Vënia e ideve në zbatim do të jetë një sukses i vërtetë. Kjo për shkak se i kaloni pengesat pa u rrëzuar. Madje, bëheni edhe më të vendosur për të arritur qëllimin tuaj. Nëse po zhvillonit një marrëveshje financiare, do të keni sukses. Do të tërhiqni invesitorë dhe mund të merrni kredi biznesi me interesa të mira. Një përdorim i përgjegjshëm i burimeve do të thotë më shumë përfitime për ju..

Binjakët
Nëse jeni të zhytur në dëshpërim, strukuni në një qoshe private. Fikni celularin dhe qëndroni larg rrjeteve sociale. Anuloni takimet dhe evitoni bisedat e gjata me miq thashethemexhinj. Duke ndenjur vetëm disa orë do të jeni në gjendje të mblidhni shumë shkresa dhe të bëni disa kërkime të rëndësishme. Nëse po planifikoni të bëni një blerje të shtrenjtë, është e rëndësishme t?i njihmi mundësitë tuaja. Gjetja e modelit të duhur për nevojat tuaja do t?ju ndihmojë në investime.

Gaforrja
Mos u fyeni nëse dikush më i ri se ju ofrohet t?ju mësojë disa aftësi të reja. Duke e lejuar një person të tillë pranë vetes, do të fitoni shumë. Zgjerimi i njohurive do të rrisë besimin tuaj dhe do ta keni të lehtë të aplikoni për punë të cilat më parë ju dukeshin jashtë arritjeve tuaja. Nëse ju jepet ndonjë detyrë që s?mund ta bëni, mos u druani të kërkoni trajnime shtesë. Mësimi duhet të jetë diçka e përjetshme, jo vetëm kur jeni në gjimnaz e universitet.

Luani
Bëni një përshtypje të mirë tek të tjerët.Është kohë e mirë për të bërë një prezantim. Mos u kapni pas detajeve. Rendisni hap pas hapi arsyet pse ideja juaj do të funksionojë. Nëse dikush do të vërë në dyshim projektet tuaja, mos u nervozoni. Përmendini disa prej arritjeve më të suksesshme. Dërgoni aplikime dhe shkoni në intervista pune. Puna vullnetare mund të jetë një pozicion i përkohshëm.

Virgjëresha
Një udhëtim biznesi do të jetë i suksesshëm. Kjo sepse dini të bëni ndarjen mes kënaqësisë dhe punës. Bëni një prezantim të vërtetë. Do të fitoni besimin e klientëve potencialë. Nëse nuk mund të ofroni kushtet bujare që klientët kërkojnë, bëjuni atyre një ofertë. Përfundimisht, do të arrini një kompromis që kënaq të dyja palët. Mos u ndieni nën presion për të nënshkruar një marrëveshje nëse nuk jeni gati. Një rtiëm i ngadalshëm dhe i qëndrueshëm do t?ju bëjë që ta fitoni garën.

Peshorja
Partneri juaj ose ortaku në biznes do të ketë një rritje, nga e cila do të përfitoni dhe ju. Përdoreni këtë fat të papritur për të zgjidhur gjëra praktike, si servisi i makinës, etj. Edhe pse adhuroni artikujt e luksit, nuk është koha të merreni me to. Fokusohuni në përmirësimin e jetës së përditshme, sepse një problem i vogël tani mund të shkaktojë kosto të mëdha më vonë.

Akrepi
Puna me një njeri të specializuar do të rrisë profilin tuaj profesional. Jeni shumë të aftë për të zgjidhur problemet, por mungesa e aftësive diplomatike ju pengon në krijimin e kontakteve të suksesshme. Lejoni ortakun tuaj të merret me këto gjëra. Duke aplikuar për grante, së bashku do të përfitoni gjëra të mëdha.

Shigjetari
Mënyra më e mirë për të përmirësuar aspektin tuja profesional është të bëni një punë të mirë në një kohë të shkurtër dhe pa shumë kosto. Kur punëdhënësi juaj të shohë sa fort keni punuar, do t?ju ngarkojë projekte të tjera. Nëse nuk ka hapësira për rritje në kompaninë ku punoni, bëni ca kërkime në internet. Shikoni për fusha që po përjetojnë një rritje të shpejtë. Një diplomë në këto fusha do t?ju lejojë të shtroni rrugën për një karrierë të qëndrueshëm.

Bricjapi
Gjithmonë ju ka pëlqyer të bëni punë me duart tuaj. Gjeni pak kohë nga programi juaj për të pjekur ëmbëlsira , për t?u marrë me kopshtin ose për të bërë piktura. Projektet kreative ju ndihmojnë të përballeni me stresin e përditshëm. Do të surprizoheni kur ta shihni se do ta keni më të lehtë të flisni me kolegët apo të afërmit e mërzitshëm pasi të keni ushtruar imagjinatën. Në vend që të kapeni pas argumenteve të vjetra, do të jeni një person që i lë pas gjërat e kaluara dhe përballet më mirë me situatat.

Ujori
Është koha të bëni ca ndryshime themelore në shtëpi. Shpëtoni nga objektet që nuk i përdorni prej kohësh. Shitini, dhurojini ose hidhini poshtë. Nëse i shisni, përdorini paratë për të bërë disa përmirësime në shtëpi. Një shtëpi e rregulluar mirë, gjithmonë është nxitje edhe për sfidat profesionale.

Peshqit
Duke e vendosur veten para një program të mirëorganizuar të ditës, do t?ju ndihmojë të jeni më produktivë. Duke i kushtuar pak kohë çdo ditë edhe gjërave të bezdisshme, do të shihni që do të keni gjithmonë kohë për aktivitetet që adhuroni. Fillimisht, ky ritual i ri do të jetë i lodhshëm. Do t?ju mërzisë pastrimi i qelqurinave nga pluhuri, apo leximi i emaileve, por bëni si të bëni një muaj. Do ta shihni që do t?ju bëhet rutinë dhe do të ndiheni shumë mirë.


Like it? Share with your friends!