Fara e Zezë Kundër Bronkitit Dhe Vlerat e Tjera Shëndetësore


Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë.

Përdorimi në masë i tyre i atribuohet vlerave të mëposhtme të listuara nga AgroWeb.org

Antioksidantët

Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë kundër shumë sëmundjeve siç janë kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha.

Fara e zezë janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vetëm vaji esencial i tyre shërben si antioksidant fuqiplotë.

Kolesteroli

Fara e zezë janë veçanërisht efikase kundër nivelit të lartë të kolesterolit të keq i cili është përgjegjës për një sërë sëmundjesh.

Vlerat kundër kolesterolit janë vërejtur në studime klinike të vajit esencial dhe pluhurit të farave të zeza.

Infeksionet

Bakteret janë përgjegjëse për një sërë infeksionesh përfshirë ato të veshit apo pneumoninë.

Studimet tregojnë se fara e zezë përmban substanca mirëbërëse kundër disa llojeve të baktereve, përfshirë këtu Stafilokoku, i cili ka rezistencë të lartë ndaj disa antibiotikëve.

Inflamacioni

Në shumicën e rasteve, inflamacioni është një reagim normal i imunitetit për tu mbrojtur ndaj një infeksioni apo lëndimi.

Në raste të tjera, inflamacioni bëhet kronik dhe kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve si kanceri, diabeti apo ato të zemrës.

Studimet thonë se fara e zezë kanë një ndikim të fuqishëm anti-inflamacion në organizmin e njeriut.

Shëndeti i Mëlçisë

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm për pastrimin nga toksinat dhe metabolizimin e barnave.

Fara e zezë kanë potencial në mbrojtjen e mëlçisë dhe pastrimin e saj nga toksinat.

Sheqeri Në Gjak

Niveli i sheqerit në gjak duhet mbajtur nën kontroll për të parandaluar jo vetëm dëmtimet nervore por edhe progresin e shumë sëmundjeve të rënda.

Studimet tregojnë se farat e zeza në variantin e suplementëve, kanë potencial për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të shmangur efektet anësore të tij.

Farat e zeza përdoren shumë jo vetëm në mjekësinë popullore por edhe në kuzhinë dhe konsiderohen një variant i shëndetshëm në rutinën tuaj ushqimore./AgroWeb.org

 


Like it? Share with your friends!