Fati i mire do vije nga miq te vjeter qe do kthehen per ju/ Astrologia Meri Gjini parashikon keshtu 5 shenjat e horoskopit


Dashi

Neptuni do ju bëjë edhe më të sigurt gjatë kësaj dite dhe nuk do keni më asnjë dyshim për aftësitë që zotëroni. Për ju të dashuruarit ka për të qenë ditë fantastike. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua bëjë qejfin për gjithçka. Ju beqarët nga ana tjetër nuk do ndiheni gati për të filluar lidhje serioze dhe do i shmangni gjithë personat që do iu propozojnë. Në punë bëni kujdes nga disa kolegë të rinj që mund të shndërrohen në rivalë të ashpër. Ambicia nuk do ju mungojë, por asgjë nuk ka për të qenë shumë e lehtë. Mërkuri nuk do jetë shumë i favorshëm për financat, kështu që para se të shpenzoni hidhni një sy nga buxheti që keni.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni dëgjues shumë të mirë dhe do mësoni nga të tjerët. Urtësia dhe përulësia do ju çojnë në rrugën e duhur. Për ju që keni një lidhje do ketë momente mjaft entuziaste. Që në mëngjes do i shprehni ndjenjat për njëri-tjetrin dhe gjatë gjithë kohës do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sepse po gabuat keni për të vuajtur. Sipas Meri Gjinit, në punë do keni më shumë talent dhe do jeni më kreativë nga më parë. Sfidat që ju kanë dalë do i kaloni pa u sforcuar shumë. Financat nuk do jenë të qëndrueshme kështu që për të shmangur prob lemet, kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do gjendeni përpara një zgjidhjeje dhe do e keni të vështirë të thoni fjalët e fundit. Mendohuni gjatë dhe shihni më të mirën tuaj. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos e acaroni edhe më shumë atmosferën sepse situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo lloj çmendurie vetëm për të mos qenë më vetëm. Në planin profesional do iu jepen mundësi shumë të mira për të ecur para. Mund të keni edhe promocione dhe mbështetja e kolegëve do jetë e jashtëzakonshme. Në planin financiar do përballeni me momente goxha të vështira dhe do keni nevojë për mbështetje nga familjarët. Ata nuk do kursehen aspak.
Gaforrja
Mundohuni të tregoheni sa më vigjilentë gjatë kësaj dite dhe t’iu kushtoni vëmendje edhe detajeve më të vogla. Nëse keni një lidhje do jeni më të përkushtuar se kurrë ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nuk do kurseheni për asgjë. Nëse jeni beqarët do keni plot takime, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa e për ta ndryshuar jetën. Në punë ka mundësi të ndryshoni postin për diçka shumë herë më të mirë. Do e rifitoni besimin tek vetja dhe do hidhni hapat e duhura. Gjendja financiare do mbetet gjithë kohës e mirë dhe nuk do keni as pr oblemin më të vogël në këtë sektor.
Luani

Për fat të keq shumicën e kohës do ndiheni të mërzitur sot dhe aspak të qetë. Nga gabimet tuaja apo të të tjerëve do ketë trazira. Nëse keni një lidhje ka rre zik që lidhja juaj me partnerin të jetë e tensionuar. Shumë gjëra mund t’iu ecin keq dhe asnjëri nuk do hapë rruge. Po vazhduat me këtë sjellje shpejt do vijnë edhe ndarjet. Ju beqarët duhet të merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj duke qenë se mundësitë që do iu ofrohen do jenë të jashtëzakonshme. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhme. Buxheti për fat të mirë do ketë goxha përmirësime.

Virgjëresha
Përgjithësisht dita e sotme do jetë harmonike. Do dini si t’i koordinoni gjërat dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike. Mes jush dhe partnerit do mbizotërojë mirëkuptimi dhe hareja. Të dy palët do i shprehni gjithë kohës ndjenjat. Ju beqarët do jeni sharmantë pafund dhe do merrni mjaft propozime. Më pas do jetë në dorën tuaj nëse do përfitoni apo jo. Për punën do jetë një periudhe pozitive dhe e mbushur me arritje. Me shpenzimet do bëni çmenduri dhe gjendja mund të destabilizohet pak. Kujdes sepse të gjitha pasojat do i ndieni në të ardhmen.
Peshorja

Jo çdo gjë do ecë ashtu si ju e kishit menduar sot. Në disa raste do ndiheni keq dhe do ua nxirrni nervat të tjerëve. Nëse keni një lidhje dhe nuk silleni mirë me partnerin tuaj, ka rrezik qe te keni debate të ashpra me të. Në disa momente madje ai mund të mendojë edhe të largohet prej jush dhe të kërkojë strehë diku tjetër. Ju beqarët nuk do keni ndryshime të statusit edhe sikur të mundoheni me çdo mënyrë. Jeta profesionale do kalojë goxha peripeci. Do jeni goxha të ngarkuar dhe në ndonjë moment do ju duket sikur nuk do mundni dot të bëni asgjë për të ecur para. Sipas Meri Gjinit, të ardhurat do fillojnë të përmirësohen tej mase falë ndihmës që do iu japin familjarët.

Akrepi

Dielli, Neptuni dhe Mërkuri do bëhen bashkë gjatë gjithë kësaj dite dhe do iu sigurojnë momente shumë të këndshme. Do jeni mjaft kurajozë dhe entuziastë. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft romantike dhe të bukura. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë pranë atij që keni në krah dhe do përjetoni herë pas here emocione të veçanta. Nëse jeni beqarë do kaloni një ditë të mbushur me takime të papritura dhe duhet t’i shfrytëzoni ato sa më shumë që të mundin. Në punë situata do përmirësohet goxha dhe do ndiheni më të aftë se më parë. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë sepse përndryshe do keni pro bleme serioze.

Shigjetari

Në disa momente Saturni do ju bëjë paksa impulsivë gjatë kësaj dite megjithatë nuk do hasni aspak prob leme serioze. Për ju që keni një lidhje emocionet do jenë të forta dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment nga partneri. Ju beqarët nuk do ndiheni gati për të bërë ndryshime dhe nuk do përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen. Shumë shpejt do pendoheni, por do jetë vonë. Puna ka për t’iu sjellë kënaqësi shumë të veçanta dhe çdo gjë do jetë në favorin tuaj. Ka mundësi të merrni edhe disa vendime të rëndësishme që do ua bëjnë më të sigurt të ardhmen. Buxheti ka për të qenë shumë herë më i mirë se më pare dhe e gjithë kjo nga maturia dhe kujdesi juaj.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do dini si të përshtateni me çdo lloj situate dhe do i keni idetë shumë më të qarta se dje. Për ju të dashuruarit do ketë momente të jashtëzakonshme dhe të mbushura me optimizëm. Do ja kaloni aq mirë me atë që keni në krah saqë emocionet do shtohen gjithnjë e më shumë. Ju beqarët do jeni të përqendruar diku tjetër dhe nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje. Në punë do jeni shumë guximtarë dhe të matur. As përqendrimi nuk do ju mungojë kështu që do merrni çdo gjë që dëshironi në momentin e duhur. Në planin financiar do jetë Plutoni ai që do ju ndihmoje t’i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet.

Ujori
Klima yjore do jetë shumë e ngrohte gjatë kësaj dite. Do keni qetësinë e ëndërruar aq shumë dhe do e ndryshoni paksa stilin e jetës. Ju të dashuruarit do keni momente fantastike dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Mund të merrni edhe disa vendime të cilat deri më tani i kishit shtyrë. Ju beqarët duhet ta hapni zemrën tuaj dhe të pranoni të njiheni me sa më shumë persona. Në punë, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i mendimeve me kolegët, do ju bëjnë shumë mirë. Me pak më shumë përpjekje do arrini fiks atje ku doni. Në planin financiar pranojeni ndihmën e familjareve sepse do keni nevojë.

Peshqit

Dita e sotme do jetë plot diell për ju dhe një pjesë e ëndrrave të hershme do mund t’iu realizohen. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do konsolidohet edhe më tepër. Nuk do keni asnjë lloj pro blemi me partnerin dhe të gjithë do ju kenë zili për komunikimin dhe bashkëpunimin. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë më tepër sesa aq. Në punë, disa diskutime me kolegët mundet edhe t’iu stresojnë. Më mirë largohuni prej tyre dhe vazhdoni qetësisht me planet që keni bërë. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme dhe pak nga pak do arrini ta përmirësoni situatën.


Like it? Share with your friends!