Festa në lokalin e tij, proçedohet penalisht pronari


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka proçeduar penalisht një 55 vjeçar, pronar i një lokali në Krujë, pasi në mënyrë të përsëritur organizonte festa familjare, në kundershtim me masat anticovid, duke mos ju bindur urdhërit të policisë.

Njoftimi i policisë:  

Procedohet penalisht një 55-vjeçar që ushtronte në mënyrë të përsëritur aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasin F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

 

Ky shtetas, pronar i një subjekti në Derven, Krujë, është konstatuar duke organizuar festa familjare në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.


Like it? Share with your friends!