Festat e fundvitit, nis ardhja e emigrantëve në Portin e Durrësit


Në Portin e Durrësit dhe më të madhin në vend, ku punua ka vijuar dhe gjatë ditëve të karantinës për shkak të situatës së COVID-19, me transportin e mallrave dhe përpunimin e tyre, ditët e fundit ka shtim të numrit të udhëtarëve që mbërrijnë në Shqipëri.  Tragetet e linjës Bari-Durrës, kanë ardhur në oraret e parashikuara, por ajo që vihet re është se ka një shtim të numrit të udhëtarëve që mbërrijnë në Shqipëri, nëpërmjet këtij porti. Sipas Autoritetit Portual proçesi i përpunimit të pasagjerëve, ka vijuar normalisht, ndërkohë që dhe pse më të pakët në numër se çdo fund vit emigrantët e ardhur nga Itali dhe vende të tjera europiane, ku ata jetojnë dhe punojnë,  po mbërrijnë në Shqipëri për festat. Për të festuar, apo për tju gjendur pranë familjarëve në këto ditë të vështira emigrantët shprehen se kanë kaluar proçeset e matjet së temperaturës dhe nuk kanë hasur vështirësi.

20 sportele në dispozicion të udhëtarëve, mësohet se ka vendosur në dispozicion APD, ndërkohë që mësohet se  Sektori i epidemiologjisë është në krye të detyrës, për monitorimin e gjendjes shëndetësore të pasagjerëve.

 


Like it? Share with your friends!