Financimi i inovacionit, 90% e bizneseve s’ka informacion për fondet mbështetëse


Bizneset në vend nuk kanë informacion se mund të sigurojnë financim me kushte lehtësuese nga përmes projekteve që vijnë nga Bashkimi Europian nëse investojnë në inovacion.

Kurse 36 për qind e tyre janë përgjigjur se kanë investuar me fondet e tyre. Të dhënat e anketës së Këshillit të Investimeve tregojnë se Shqipëria ka përthithjen më të ulët të këtyre fondeve edhe pse në raport me veten nga viti në vit ka përmirësim.

Këshilli i Investimeve citon se në Progres Raportin e Shqipërisë 2020, Komisioni Evropian shprehet se sa i përket programeve strukturore të BE, Shqipëria merr pjesë në Horizon 2020 si një vend kontribuues. Megjithëse pjesëmarrja në Horizon 2020 është përmirësuar dhe vërehet një trend i mirë për vitin 2019, performanca e përgjithshme vazhdon të jetë e ulët.

“Shkalla e suksesit e propozimeve me pjesëmarrjen e partnerëve shqiptarë është 8.1% (me rritje nga 7.8% nga viti i kaluar) krahasuar me 15.6% që është niveli i suksesit i Horizon 2020. Pjesëmarrja e sektorit privat në këtë program vijon të jetë e ulët” thuhet në dokument.

Kur themi pjesa më e madhe e biznesit kemi parasysh që 90 për qind e të anketuarve nga KI kanë thënë se nuk kanë informacionin mbi ekzistencën e fondeve mbështetëse me kushte lehtësuese. Kjo mungesë informacioni limiton fondet që arrijnë të merren përmes projekteve dhe tregon se disa instrumente nuk funksionojnë të tillë si engjëjt e biznesit, kapitali i sipërmarrjes e të tjera të ngjashme.

“Megjithëse shumë iniciativa janë ndërmarrë në vend, Shqipëria mbetet e dobët në kapacitetet përthithëse. Bizneset pretendojnë se kjo lidhet me mungesën e një qasjeje koherente mbi ndërgjegjësimin/ promovimin e fondeve në dispozicion të inovacionit, mungesën e fondit kombëtar të inovacionit, kompleksitetin e instrumenteve të tillë si engjëjt e biznesit, kapitalin e sipërmarrjes, vështirësitë në dokumentacioni aplikues në përputhje me rregulloret e fondeve COSME, mungesën e profesionistëve për të shkruar projekt propozime të mira.

90% e të anketuarve deklaruan që nuk kanë informacion që ekzistojnë fonde me kushte lehtësuese në mbështetje të Inovacionit , ndoshta kjo është edhe arsyeja pse 36% e tyre deklaruan se kanë përdorur burimet e tyre financiare për të financuar idetë inovatore” thuhet në anketën e KI.

Monitor/


Like it? Share with your friends!