Fjalimi i parë zyrtar i Meghan Markle pas tërheqjes nga jeta mbretërore: Bëni gjithmonë gjënë e duhur edhe kur është e vështirë


Meghan Markle ka mbajtur fjalimin e saj të parë zyrtar që pas tërheqjes nga jeta Mbretërore. Bashkëshortja e princ Harry-it foli për të drejtat dhe barazinë gjinore në një video të regjistruar për konferencën virtuale “Girl Up Global Leadership Summit” në të cilën morën pjesë Michelle Obama, Priyanka Chopra Jonas, Hillary Clinton etj.

“Bëni gjithmonë gjënë e duhur, madje edhe kur është e vështirë dhe jopopullore”- tha ajo, duke iu referuar grave të reja. Por si gjithmomë shtypi britanik sheh diçka tjetër përjetej fjalëve reale të Meghan. Fjalët e saj në këtë samit ata i panë si një shigjetë që synonte familjen mbretërore .

Fjalët e Meghan-it ishin të fuqishme dhe të qarta “Bota në internet ka fuqinë të ndihmojë, si dhe të dëmtojë. Gjithmonë do të ketë zëra negativë dhe ndonjëherë këto do t’ju duken aq të rënda sa t’ju lëndojnë.

Por ju mund dhe duhet të ngrini zërin tuaj për të zhytur gjithë atë zhurmë. Sepse është vetëm zhurmë”- vijoi më tej Meghan. “Udhëheqësit varen nga ju më shumë sesa ju vareni prej tyre dhe ata e dinë atë. Shumica e këtyre liderëve nuk i dëgjojnë nëse nuk janë të detyruar ta bëjnë atë”, dhe shtoi: “Status quo-ja është e lehtë për t’u justifikuar dhe e vështirë për t’u shkelur.

Dukesha citoi edhe disa fjalë të Dalai Lamas ku thoshte” Nuk është gjithmonë e lehtë të dish se cfarë të bësh dhe frika mund të të paralizojë, por nuk duhet kurrë të nënvlerësojmë aftësinë tonë për të kaluar përtej frikës. Pastaj e përmbylli fjalimin e saj me një premtim: “Unë do të vazhdoj t’ju nxis. Dhe kështu edhe bashkëshorti im”.


Like it? Share with your friends!