FOTO/ Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Skënderbeu, mësoni si janë kuotuar në baste dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë


Sot në orën 16:00 do të luhen dy sfidat gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Skënderbeu.

Në supersfidën e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, bastet e kuotojnë si sfidë e luftuar dhe me koeficientë të përafërta me njëra-tjetrën.

Vllaznia për kompanitë e basteve kuotohet si favoritja me koeficientin 2,40, barazimi shkon në kuotën 3,00 dhe një sukses i Laçit kuotohet me 2,75.

Në takimin tjetër mes Teutës dhe Skënderbeut që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, bastet e quajnë një fitore dhe kualifikim të sigurt drejt finales për skuadrën durrsake me koeficientin 1,25. Barazimi kuotohet me 4,98 dhe triumfi i mundshëm i skuadrës korçare shkon në 9,40.

Vlen të theksohet se këto dy ndeshje janë me një takim dhe se sot do të vendoset se cila nga dy skuadrat do të luajnë finalen e madhe të 30 majit.

PANORAMASPORT.AL

 


Like it? Share with your friends!